Konsumi i rrushit të thatë ndihmon problemet me zemrën

Mjekët rekomandojnë të hani rrush të thatë në mëngjes si një mënyrë e mirë për të pasur zemër të shëndetshme, të ulni kolesterolin, si dhe të parandaloni kapsllëkun. Rrushi i thatë është burim natyror i vitaminave dhe mineraleve, por këto përfitime mund të jenë më të larta në qoftë se konsumoni ujin në të cilin i keni lënë të qëndrojnë për disa orë. Kjo pasi përmbajtja e sheqerit reduktohet duke e kthyer këtë produkt në një ilaç të shkëlqyer mjekësor.

Këshillohet që rrushi i thatë të jetë ngjyrë kafe e errët errët. Ekziston edhe një lloj rrushi i zi me hije blu, i cili mund të konsiderohet në të njëjtin nivel me të parin.

Përgatitja:

Vendosni një gjysmë filxhani rrush të thatë në ujë të nxehtë në mëngjes dhe e lini të ftohet gradualisht në temperaturën e dhomës. E lini 24 orë deri mëngjesin tjetër.

Të nesërmen në mëngjes pini lëngun dhe hani rrushin me stomak bosh. Ndiqni këtë regjim për katër ditë, të paktën. Rrushi i thatë rregullon aftësinë përthithëse të sheqerit në trup duke e bërë atë të qëndrueshme. Rrjedhimisht reduktohen gjasat për komplikime emergjente.

Rrushi i thatë është burim i pasur me kalium dhe magnez. Këto minerale janë  efektivë në neutralizimin e aciditetit të tepërt në trup. Aciditeti i tepërt në trup shkakton probleme të shumta duke nisur nga sëmundjet e lëkurës, rënien e flokëve, sëmundjet e zemrës, etj.

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Shkencëtarët zbulojnë dy pijet me kafeinë që mund të ulin rrezikun e goditjes në tru dhe sulmit në zemër, ja sa duhet të konsumoni për përfitime shëndetësore
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën
Mos i pini ilaçet e tensionit me këto 6 pije, ju rrezikojnë shëndetin