4 dobitë e lëkurës së limonit në pastrim

A mund të mendoni se si lëkura e limonit mund të jetë e dobishme? Ne kemi 4 sugjerime veçanërisht interesante për të rregulluar jetën tuaj.

Limonët, të cilët kanë një aromë të mrekullueshme, janë një burim i pasur lëndësh ushqyese dhe jo vetëm! Janë një aleat i vlefshëm në fushën e bukurisë dhe pastërtisë.

4 mënyra të zgjuara për të pastruar me limon

  1. Fuqia pastruese

Lëvoret e agrumeve të ndryshme dhe veçanërisht limonit kanë një fuqi të fortë pastruese. Nëse dëshironi të bëni një pastrues unik me bazë lëvozhgat e limonit, mjafton të njomni disa lëvozhgë në uthull të bardhë për 1 javë. Më pas, pasi lëvozhgat të jenë zhytur në uthull, shtoni një sasi të barabartë uji dhe keni një pastrues shumë efektiv për dyshemenë dhe të gjitha sipërfaqet.

  1. Freskues ajri

Vendosni lëvozhgat e limonit në një tenxhere dhe lërini të ziejnë. Vajrat natyralë të sekretuar nga lëvozhga e limonit do të përzihen me ujin dhe përmes avullit të ujit do të shkojnë në atmosferë duke krijuar një freskues natyral ajri. Nëse dëshironi të pasuroni aromën e limonit, ju këshillojmë të shtoni shkopinj kanelle ose karafil, duke krijuar kështu një aromë unike vjeshte për hapësirën tuaj.

  1. Freskojeni frigoriferin tuaj

Procesi është shumë i thjeshtë. Vendosni një tas të vogël me lëvozhgë limoni brenda frigoriferit tuaj. Aromat do të zhduken dhe frigoriferi juaj do të ketë erë të freskët dhe të pastër.

  1. Pastroni sipërfaqet e prerjes prej druri

Qëroni një limon dhe mblidhni lëvozhgat e tij. Më pas merrni lëvozhgat dhe i fërkoni në sipërfaqen e drurit nga ana e jashtme e verdhë. Për dezinfektim më të mirë, thjesht lëreni dërrasën e prerjes të thahet në diell./abcnews.al

 

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese