Kanceri i gjirit, rriten rastet! Mjekët: Munguan kontrollet gjatë pandemisë

225 gra kanë humbur jetën për shkak  të kancerit të gjirit gjatë vitit 2021.

Ka pasur raste edhe në moshë shumë të re .Por  atëherë kur vdekjet e parakohshme për shkak të kësaj sëmundje patën shënuar  rënie për disa vite, pandemia e Covid 19 prishi të gjithë ekuilibrat si në diagnostikim të hershëm dhe në vazhdimësinë  e trajtimeve .

 “Duhen analizuar me kujdes vitet  e pandemisë pasi kemi një rritje të lehtë”– tha  Alban Ylli, Instituti i shëndetit publik.

Nuk janë të rralla rastet me kancer gjiri që diagnostikohen në fashën  20 – 30 vjeçare por ekspertët thonë se kjo vjen për shkak të rritjes së ndërgjegjësimit  për tu kontrolluar  ndërkohe që  mosha e mesatare e kancerit të gjirit sipas tyre ka një prirje për tu rritur për shkak të plakjes së popullatës.

“Mosha mesatare është 57- 58 vjeç”- tha Alban Ylli

 Muaji tetor konsiderohet muaji i fjongos rozë ku  një pjesë e grave rendin për   të bërë kontrolle, por eskpertët e shëndetit bëjnë thirrje që kontrollet të bëhen gjatë gjithë vitit e jo vetëm në tetor.

Postime të ngjashme

Ethet e Nilit në Korçë, ISHP në terren pas konfirmimit të rastit të parë në Shqipëri. Hetime dhe depistim për parandalimin e infektimeve
Konfirmohet rasti i parë i Virusit të Nilit Perëndimor në Shqipëri
Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
VIDEO/ Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim