Si ndikon stresi në zemrën tuaj?

Dr. Emilina Shtëmbari, kardiologe

Besoj keni dëgjuar sesi stresi ka një ndikim negativ në shëndetin tuaj, por ndoshta nuk e kuptoni ende plotësisht ndikimin e stresit kronik në trupin tuaj. Kur ju gjendeni në një situatë stresante, trupi juaj hidhet në aksion, duke çliruar hormonet adrenalinë dhe kortizol. Përjetimi I kësaj përgjigje të stresit me raste është natyrale dhe na ndihmon të shmangim situata të rrezikshme. Sidoqoftë, ky reagim primitv nuk është zhvilluar më botën tonë moderne ku stresi është më I madh nga mbingarkesa në punë sesa kur na ndjek një kafshë e egër. Për pasojë , shumë njerëz përjetojnë stres shumë më shpesh sesa mund të quhet e shëndetshme.

Si e ndikojnë hormonet e stresit trupin tuaj?

Kur adrenalina dhe kortizoli çlirohen në trupin tuaj, një sekuencë ngjarjes ju përgatisin ju për aksion. Të rrahurat e zemrës tuaj rriten, energjia juaj shpërthen, niveli I glukozës dhe presionit të gjakut rriten. Këto ndryshime ju lejojnë ju të fokusoheni dhe të merrni një veprim të shpejtë. Sidoqoftë në njerëzit që vuajnë nga stresi kronik, ky “moment” kthehet në ditë ose javë përgjigje ndaj stresit që ikën e vjen.

Stresi dhe sistemi kardiovaskular

Episodet e shpeshta të stresit sjellin nivele të larta të sheqerit në gjak dhe të presionit të gjakut, dy situata që janë faktorë risku kryesorë në sëmundjen kardiovaskulare. Për më tepër, ata që janë vazhdimisht nën stres mund të zhvillojnë sjellje të pashëndetshme, si ngrënia e ushqimeve të pashëndetshme, alkooli dhe duhanpirja. Të gjithë këta faktorë së bashku dëmtojnë trupin në shumë mënyra. Si rezultat, risku i ngjarjeve madhore kardiovaskulare si ataku kardiak dhe insulti janë më të larta se normalja.

Menaxhoni stresin për të mbrojtur zemrën!

Disa njerëz janë më të prirur për tu ndikuar nga stresi sesa të tjerët nisur dhe nga prirja e tyre gjenetike apo eksperiencat në të kaluarën. Për këta persona është e rëndësishme të mësojnë mekanizma që mund t’i ndihmojnë në uljen e niveleve të stresit si :

  • Aktiviteti fizik i rregullt
  • Dieta e shëndetshme
  • Meditimi
  • Terapia
  • Medikamentet

Përqafoni qetësinë përballë sfidave të jetës, kjo do tiu ndihmojë të keni një cilësi më të mirë të jetës dhe të shëndetit të zemrës!

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve