Studentët të enjten në protestë, s’hynë në komisionin për projektiligjin e mjekësisë

Studentët e mjekësisë do të protestojnë të enjten para Kuvendit. Ata deklarojnë se nuk janë lejuar të jenë pjesë e diskutimeve në komisionet parlamentare për ligjin që u bllokon diplomat 5 vite pas diplomimit.

Studentët e mjekësisë nuk janë lejuar të marrin pjesë në komisonin për projektligjin që detyron ata të qëndrojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

“Në Komisionin e kaluar, bëmë kërkesë që të ishim pjesë e komisioneve në vazhdim, si palë e interesit. Kjo kërkesë as nuk u pranua dhe as nuk u refuzua, por sot nuk na kanë pranuar të futemi brena. Ne kemi kërkuar transparencë dhe ata në këtë pikë veç të tjerash, kanë çaluar. Hapat tona në vazhdim, të enjten kemi paralajmëruar protestë në orën 09;00 para parlamentit. Është mbi kurrizin e prindërve tanë, dhe thirrja për t’iu bashkuar kësaj protestë janë të gjithë, sepse të gjithë preken”.

Studentët kanë kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe se kërkesat e tyre nuk po merren për bazë.

Nga ana tjetër ministria Kushi, është shprehur se vendi ynë ka nevojë për mjekë ndaj dhe qeveria ka ndërmarrë këtë nismë për kontratën. Ajo ka ritheksuar se kjo marrëveshje nuk është një detyrim por zgjedhje e çdo studenti.

Studentët ndërkohë kanë paralajmëruar një protestë ditën e enjte përpara parlamentit, ditën kur pritet të miratohet dhe projektligji.

 

Burimi:euronews.al

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik