Ndryshimet klimatike, njerëzit me sëmundje të mushkërive do përballen me rreziqe shtesë

Njerëzit me astmë, sëmundje pulmonare obstruktive kronike dhe kushte të tjera të mushkërive përballen me rreziqe edhe më të mëdha nga ndryshimet klimatike, sipas një raporti shkencor të botuar në Gazetën Evropiane të frymëmarrjes.

Raporti mbledh prova se si efektet e ndryshimeve klimatike, si valët e të nxehtit, zjarret, thatësira dhe përmbytjet, do të përkeqësojnë vështirësitë e frymëmarrjes për miliona njerëz në mbarë botën, veçanërisht foshnjat, fëmijët e vegjël dhe të moshuarit.

“Ndotja e ajrit tashmë po dëmton mushkëritë tona. Tani efektet e ndryshimeve klimatike po bëhen një kërcënim i rëndësishëm për pacientët me probleme të frymëmarrjes”, thekson profesoresha e Universitetit të Kopenhagës dhe Presidentja e Komitetit të Mjedisit dhe Shëndetit të Shoqatës Evropiane të Pulmologjisë, Zorana Jovanović Andersen, një nga autoret e studim.

Kufijtë aktualë në Bashkimin Evropian për cilësinë e ajrit janë shumë më të larta se ato të përcaktuara në udhëzimet për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH): 25 mikrogramë për metër kub për grimcat e imëta të pezulluara me diametër të vogël PM 2.5 dhe 40 mikrogramë për metër kub për dioksidin e azotit në BE, ndërsa udhëzimet e OBSH-së përcaktojnë 5 mikrogramë për metër kub për PM 2.5 dhe 10 mikrogramë për metër kub për dioksidin e azotit. Megjithatë, BE-ja aktualisht po rishikon Direktivën e Cilësisë së Ajrit.

Autorët bëjnë thirrje në emër të Shoqatës Evropiane të Pulmonologjisë, e cila përfaqëson më shumë se 30,000 pulmonologë nga 160 vende, Parlamenti Evropian dhe qeveritë në mbarë botën, për të reduktuar urgjentisht emetimet e gazeve serrë dhe për të zbutur efektet e ndryshimeve klimatike./Top Channel

Postime të ngjashme

VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
VIDEO/ Pse është kaq e vështirë të humbasësh peshë?
Eklipsi diellor: Kujdes me sytë, ja si ta shikoni në mënyrë të sigurt
VIDEO/ Mjekja zbulon dy shtyllat kryesore për të rënë nga pesha
Raporti i KLSH nge alarmin: 43 barna të rimbursueshme janë hedhur në treg pa autorizim  
Çfarë ndodh nëse obeziteti lihet i patrajtuar
Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
A mund të konsiderohet sëmundje obeziteti?