Divorci rrit rrezikun për hipertension dhe depresion

Divorci nuk është thjesht i frikshëm dhe i kushtueshëm, por edhe i dëmshëm për shëndetin. Ai sjell probleme me presionin e lartë dhe depresionin, duke rritur Divorci 1rrezikun për vdekje të parakohshme. Një gjë e tillë rezulton nga një studim i kryer nga Universiteti i Arizonës, në Shtetet e Bashkuara, i publikuar revista “Health Psychology”.

Sipas studimit, çelësi qëndron në problemet e gjumit që vijnë pas prishjes së martesës: në muajt e parë pas divorcit është e vështirë për të fjetur normalisht dhe kjo bën pjesë në një “proces rregullimi” që organizmi në përgjithësi arrin ta tolerojë mirë. Por nëse këto probleme vazhdojnë, kjo mund të nënkuptojë diçka ndryshe dhe njerëzit priren për të pasur depresion dhe probleme me shëndetin për të mos u anashkaluar.

Studimi analizoi 138 persona të ndarë a divorcuar nga partneri i tyre në 16 javët e fillimit të eksperimentit: pjesëmarrësit u ftuan të referojnë mbi cilësinë e gjumit gjatë tre vizitave në laborator në një periudhë prej 6 muajsh e gjysmë. Në çdo vizitë u mat presioni i gjakut dhe kërkuesit vunë re një rritje të presionit sistolik (të arterieve kur rreh zemra) dhe diastolik (të artiereve, mes një rrahjeje zemre dhe një tjetre) në vizitat e mëpasshme të laboratorit në vijimësi të problemeve të mëparshme të gjumit.

Të dhënat e analizuara rezultoi se sa më shumë vazhdonin problemet e gjumit pas divorcit (për më shumë se dhjetë javë), aq më e lartë ishte mundësia që këto probleme të kishin efekte negative për presionin e gjakut dhe me probleme për të pushuar, të lidhura në veçanti në rritjen e vlerave të presionit sistolik. Mes sugjerimeve të këshilluara për probleme të tilla është edhe rishikimi i rutinës së përditshme në mënyrë që të favorizohet çlodhja në mbrëmje e si rrjedhojë edhe gjumi./ ANSA

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa