Një gush e dhjamosur mund të ketë shumë arsye. Lajmi i mirë: mund të bëni diçka kundra. Këto janë metodat dhe ushtrimet më të mira për të hequr dhjamin te gusha – pa operacion.
Shkaqet
Gusha e dhjamosur është një përzierje e indit yndyror dhe lëkurës së tepërt që vërehet para qafës. Kushdo që mendon se është rezultat i shtimit në peshë, e ka gabim. Edhe njerëzit shumë të dobët mund të kenë një gushe te varur. Sepse dhjami në qafë mund të përcaktohet edhe gjenetikisht. Shkaqe të tjera mund të jenë një dietë e gabuar ose thjesht një moshë në të cilën indi lidhës dobësohet automatikisht dhe lëkura bëhet e varur. Ne do t’ju tregojmë këtu se çfarë mund të bëni për këtë.
Këshillat dhe truket më të mira
Lajmi i mirë është: ju mund të luftoni gushën e varur në një masë të caktuar. Nëse problem është gjenetike, zgjidhja e vetme është zakonisht kirurgjia, por fillimisht duhet të provoni këto këshilla dhe truke.
Ushtrime për fytyrën: a funksionon?
Ushtrimet speciale të fytyrës ose joga e fytyrës përmenden shpesh kur bëhet fjalë për të hequr qafe gushën e dhjamosur. Fatkeqësisht, nuk është aq e thjeshtë. Sepse muskujt e forcuar të qafës nuk e eliminojnë automatikisht yndyrën. As dhjamin e barkut nuk hiqni dot vetëm me ushtrime – së pari duhet të ulësh përqindjen e yndyrës në trup.
- Kur vjen puna tek gusha, duhet të përqendroni një ushtrim – rrotullimi i qafës. Ky ushtrim ju ndihmon të forconi dhe tonifikoni muskujt e qafës dhe e bën atë zonë më elastike. Qëndroni drejt me sytë përpara. Ngadalë kthejeni kokën në të majtë, sa më larg që të mundeni dhe më pas kthejeni në të djathtë. Përsëriteni këtë ushtrim 5-10 herë për çdo anë dhe bëhenic do ditë.
- Shumë e rëndësishme është gjithashtu të përmirësohet qëndrimi i trupit. Nëse e mbani trupin të përulët do krijohet më shpejt një gushë e varur. Kështu që gjithmonë duhet ti kushtoni vëmendje qëndrimit të mirë dhe të drejtë. Ka ushtrime të shumta për një shpinë të drejtë dhe të fortë.
- Por në fakt ekziston një ushtrim që mund të zbatohet lehtësisht në jetën e përditshme: përtypja. Përtypja forcon gjuhën dhe muskujt e nofullës – në varësi të anatomisë së trupit, të dyja mund të ndihmojnë në luftimin e një gushe të dhjamosur dhe në shtrëngimin e lëkurës. Praktike: Sigurisht që mund ta bëni këtë herë pas here, për shembull me çamçakëz. Përtypja është gjithashtu jashtëzakonisht e rëndësishme për tretjen.
Pozicionet e të ulurit
Mënyra se si qëndroni të ulur ka një ndikim të madh tek muskujt e qafës dhe mjekrës.Nëse rrini shtrembër depozitat e yndyrës në gushë do të shtohen. Mos tentoni të merrni një pozicion shtrirës teksa qëndroni ulur. Qëndroni drejt me kokën lart.
Ushqimi i duhur
Përveç shkaqeve anatomike si qëndrimi, një gushë e varur mund të shkaktohet edhe nga një përqindje e lartë e yndyrës në trup. Në fund të fundit, “fryrja në mjekër” është një koleksion yndyrash. Mund të përcaktoni lehtësisht nëse jeni mbipeshë bazuar në BMI (Indeksin e masës trupore). Ndani peshën tuaj trupore në kilogramë me gjatësinë tuaj në metra në katror.
Shembull: 70 kilogramë: (1,75 metra)² = 23
Shuma zakonisht rezulton në një numër midis 18 dhe 40. Një shumë prej 25 ose më shumë konsiderohet mbipeshë.


