Sëmundjet kronike të veshkave shkaktojnë anemi

Prof. Alketa Koroshi, nefrolog:

Një veçori tjetër e sëmundjeve kronike të veshkave është anemia që ato shkaktojnë, sepse veshkat e sëmura nuk sekretojnë një hormon që normalisht stimulon veshkat 11palcën e kockave për prodhimin e maturimin e rruazave të kuqe të gjakut. Ky hormon quhet eritropoetin. Mungesa e këtij hormoni zhvillon aneminë dhe për pasojë në organizëm në mënyrë kompensatore ndodh hipervolemia, por kjo e sforcon muskulin e zemrës, pasi i duhet të përballojë një volum të madh gjaku.

Si pasojë, shtohet frekuenca e ritmit të zemrës dhe debiti kardiak. Ndodh hipertrofia e muskulit të ventrikulit të majtë dhe rritet shansi për aritmi dhe vdekje të papritura.

Sot është bërë e mundur që të përmirësohet anemia duke dhënë eritropoetinë humane të rekombinuar,  gjë që e ka përmirësuar shumë cilësinë e jetës dhe ka shmangur shumë mundësinë e komplikacioneve në këta të sëmurë.

Dr. Alketa Koroshi

Dr. Alketa Koroshi

Veshkat e njeriut normal kanë për funksion kryesor të nxjerrin jashtë helmet e trupit (mbetjet), por kur ky funksion nuk realizohet, atëherë këto mbetje të metabolizmit ngelen në gjak. Zbërthimi i produkteve proteinike jep në gjak një substancë që quhet ure. Kur nivelet e uresë në gjak janë shumë të larta, atëherë kjo gjendje quhet uremi që në shqip do të thotë “urina në gjak”.

Kjo gjendje është toksike dhe helmuese për trupin e njeriut dhe çon në një gjendje inflamacioni të cipave të jashtme të zemrës që përbëjnë perikardin (perikarditi uremik).

Ky komplikacion kurohet mirë veç me dializë. Një mjet i mirë për trajtimin e perikarditit uremik është dhënia e preparateve anti-inflamatore jo steroidiene.

Perikarditi uremik mund të komplikohet në raste të rënda me tamponadën e zemrës kur dy fletët e perikardit mbushen me ujë e bllokojnë punën e zemrës. Në këto raste duhet të drenohet lëngu që mbush fletët e perikardit .

 

Postime të ngjashme

Mjekja pediatre: Si ta përdorni kondicionerin në mënyrë që fëmija i porsalindur të mos sëmuret
Pyet mjekun: Si t’i ndalojmë ngërçet në këmbë gjatë natës?
Pyet mjekun: A duhet të rri në regjim shtrati për dhimbjen e shpinës?
Efektet e hepatitit C në trupin tuaj, si mjekohet
A mund të pi kafe para analizës së gjakut?
Si trajtohen pacientët me HTA kur kanë dhe sëmundje pulmonare obstruktive?
Pyet mjekun: "Kam mpirje të këmbëve, a më vjen kjo për shkak të Trombofilisë Hereditare?"
Pyet mjekun: Pse ndodh urinimi i shpeshtë natën?