Si zhvillohen infeksionet urinare sipas moshës?

Polikron Çelo, pediatër

Infeksionet urinare në të porsalindurit (28 ditët e para)

Disa shenja, si” mosmarrja si duhet e gjirit, zbehja, përgjumësia, të vjellat, diarreja, mosshtimi në peshë, shenjat e humbjes së lëngjeve -njollat e kuqe në fle gjume femijepelena, ulja e temperaturës; duhet të ngjallin gjithmonë dyshime për një infeksion urinar; prandaj duhet kërkuar analiza e urinës dhe mbjellja e saj (urokultura). Nëse vërehen ndryshime, atëherë mjeku kërkon dhe eko, për arsye se një pjesë e mirë e këtyre infeksioneve zhvillohen në terrenin e keqformimeve të veshkave apo të rrugëve të urinës.

Infeksionet urinare në fëmijët e vegjël (deri 2 vjeç)

Në këtë moshë, në plan të parë dalin çrregullimet e aparatit tretës si mungesë e theksuar oreksi, të përziera, vjellje, diarre, episode temperature me natyrë të paqartë, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shenja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj. Ngritja e menjëhershme e temperaturës shpesh në këto mosha shoqërohet me konvulsione.

Infeksionet urinare në fëmijët e rritur

Mbas moshës 2 vjeç sëmundja fillon të marrë gradualisht shenjat tipike të të rriturve si urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit, dhimbje në fund të barkut, rifillim i urinimit në gjumë etj. Në fëmijët e rritur, një dhimbje e fortë që i lë pa frymë vetëm për një çast, është shenjë e rëndësishme që ngjall dyshime për një infeksion të rrugëve të sipërme të urinës.

Postime të ngjashme

Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim
"Vijnë me plagë që kërkojnë qepje"- Klinikat private në ndihmë të protestuesve të lënduar, mjeku: Kemi ambulancë në terren
Udhëzimet e reja mjekësore: Terapia hormonale rekomandohet për lehtësimin e simptomave të menopauzës
Lëndohet një gazetare në protestë, largohet me ambulancë
Protestat/ Thirrje: Mos dëmtoni ambulancat, lejoini të ofrojnë ndihmë për të lënduarit
Një person në gjendje të rëndë në bulevard, futet pa ndjenja në autoambulancë pas disa minutash i shtrirë në tokë
Plumbat e gomës: çfarë janë dhe sa të rrezikshme janë për shëndetin?