Meshkujt që bëjnë shumë “selfie” rrezikojnë të kenë probleme psikologjike

Meshkujt që i bëjnë shumë foto vetes? Egoistë dhe me prirje antisociale. Ky është një studim i kryer nga Universiteti Shtetëror i Ohajos, publikuar në “Journal selfie burrePersonality and Individual Differences”, dhe që vë në dukje se meshkujt e prirur për “selfie”, apo më saktë, dikush që ka një fiksim të nxjerrë veten në foto, shpesh është një narcist dhe mund të shfaqë në të ardhmen edhe shenja psikopatike të lidhura me agresivitetin që mund të çojë në depresion dhe probleme me ushqimin.

Studimi përfshiu 800 burra të moshës 18-40 vjeç, të cilëve iu kërkua që të plotësonin një pyetësor në internet.

Përveçse u pyetën lidhur me frekuencën e publikimit të fotove në profilin e tyre në “Facebook” a “Instagram” iu kërkua sa herë e rregullojnë foton para se ta publikojnë. Sipas autorëve, një mani e tillë fsheh sjell narciste, antisociale, impulsive dhe mungesë empatie (ndjeshmërie). Studimi “tregoi se publikimi i vazhdueshëm i fotove të vetes, një fenomen shqetësues sidomos mes të rinjve, është burim i problemeve të lidhura me sferën psikologjike, – pohon Paola Vinciguerra, psikoterapeute dhe presidente e Shoqatës Evropiane të Sheqetësimeve nga Ataket e Panikut. – Kush është i fiksuar, ka një problem kompulsiviteti dhe duhet të kurohet patjetër. Mania për selfie, për më tepër, prodhon një boshllëk të madh të brendshëm sepse duke qenë se bazohet mbi pamjen e jashme, mund të çojë në patologji psikike të rëndësishme, si anoreksia apo çrregullime të kontrollit”./ ANSA

Postime të ngjashme

Kur stresi i provimeve bëhet i rrezikshëm për fëmijën tuaj – si ta dalloni dhe si ta ndihmoni
Rutina e përditshme që forcon trurin dhe përmirëson kujtesën
Shenjat e fshehta që tregojnë se harresa mund të jetë shqetësuese
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Sjellja që praktikojnë prindërit por që mund të ndikojë shëndetin mendor të fëmijëve të tyre
Ekspertët e Harvardit paralajmërojnë se katër zakone të zakonshme po dëmtojnë trurin tonë
Sinjalet e depresionit, psikiatrit bëjnë apel të mos neglizhohen këto ankesa