Çfarë është pilingu kimik dhe si vepron në lëkurë?

Blerta Gjoni, dermatologe

Piling kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat e sipërfaqshme rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe në pamje të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve nëpërmjet aplikimit të solucioneve kryesisht acide dhe eliminimit të shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulimit të lëkurës së re.

kujdesi lekura 2Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë, e shndritshme, me më pak rrudha dhe më pak ndryshime në ngjyrë. Procedura piling kimik mund të shkaktojë përkohesisht një skuqje dhe deskuamim e ngjashme me djegien nga dielli që zgjat zakonisht disa ditë deri në disa javë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës piling.

Llojet e pilingut kimik:

Piling i lehtë – Acidet Alphahydroxy simbolit AHAs, të tilla si laktik glycolic apo acide frutash që janë të butë nga formulat variojnë me përqendrime të ndryshme, si dhe me kombinime të acideve të ndryshme. Këto lloje mund të sigurojnë një lëkurë të ndritshme, në kërkim për njerëzit të cilët nuk kanë kohë për të bërë trajtime më të forta. Pilingu AHA mund të përdoret për të trajtuar rrudhat, njollat dhe puçrrat.

Piling i mesëm, i tillë si TCA (trichloracetic) i cili depërton në lëkurë më thellë se sa ai sipërfaqësor. Pilingu i mesëm mund të përdoret për të trajtuar rrudhat, zbutjen e lëkurës dhe vitalitetin dhe për njollat sipërfaqësore.

Pilingu i thellë mund të eliminojë rrudhat, të forcojë lëkurën dhe të trajtojë dëmtimet e theksuara të diellit, lezionet e rritura në lëkurë në një trajtim të vetëm. Këto rezultate janë shumë të dukshme.

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës
'Mos i përdor!', L'Oréal tërheq urgjentisht një nga kremrat, për shkak të kontaminimit me kimikate që shkaktojnë kancer