Kambana alarmi për oxhaqet me dru

Arlis Alikaj

Qamilja është një zonjë astmatike që jeton në qytetin e vogël të Librazhdit. Kur fillon dimri, atë “e zë tmerri”. Vuan nga astma bronkiale, e cila ka ditë që i bllokon edhe frymëmarrjen. “Qetësohem vetëm kur dal në periferi, – thotë ajo. – Në qendër më mbyt tymi i sobave”.

Oxhak oxhaqetA është me bazë shqetësimi i Qamiles? A është problem ndotja nga djegia e druve në soba?

U interesuam në Ministrinë e Mjedisit dhe mësuam se ndotja e mjedisit nga djegia e druve në sobat e ngrohjes është problem. Veçanërisht këto vitet e fundit, kur çmimi i energjisë është rritur shumë dhe drutë janë e vetmja mënyrë ngrohjeje nga popullsia. Dhe pasojat duken qartë jo vetëm në Librazhd, por edhe në qytete të tjera, sidomos mëngjeseve kur koha është disi me diell, dhe në qytet duket sikur ka rënë mjegulla.

Kjo nuk është mjegull natyrale. Është një mjegull e krijuar artificialisht nga oxhaqet e sobave me dru që lënë gjurmë gjatë gjithë pasdites së ftohtë. Është pra ndotje e mjedisit, njësoj si ndotja që shkaktohet nga industria në qytetet e mëdha si Elbasani.

Por ndërkohë që për ndotjet nga industria flitet shumë, bëhen kontrolle dhe merren masa, asnjëherë nuk kemi dëgjuar të flitet për ndotjen që shkaktojnë sobat me dru, edhe pse ajri është elementi i parë jetësor dhe këto probleme mund të jenë dhe shkak i shumë sëmundjeve.

oxhaqePor, a ka një zgjidhje ky problem?

Evropa e ka dhënë një zgjidhje: ato që quhen soba ekologjike. Ndryshe nga sobat e tjera, tymi që del nga soba filtrohet dhe shpërndahet në dhomë për ngrohje nëpërmjet tubave të ajrit. Kështu, edhe harxhohet më pak dru, edhe ajri nuk ndotet. Në Gjermani, Instituti i Kërkimeve Shkencore të Mjedisit ka vërtetuar se filtrimi i ajrit ndotës zbut deri në 75% ndotjen, duke ulur kështu dhe ajrin e rëndë në qytete problematike, si: Dortmund, Dyserdolf etj.

Por edhe në Shqipëri kemi mundësi të bëjmë diçka. Shembullin për këtë përsëri na e jep Librazhdi. Njëri prej banorëve që ka një bar-kafe në qendër të tij, thotë se ka instaluar pikërisht këtë teknologji. “Jo vetëm që nuk nxjerr më tym të dëmshëm, – thotë ai, – por harxhoj edhe më pak dru. Me dy-tre drunj tani ngroh gjithë ambientin”.

Por, ata që nuk kanë mundësi të blejnë soba të tilla dhe që janë shumica, ç’mund të bëjnë? Edhe për këtë ka zgjidhje. Mund të merren filtra të thjeshtë që vihen te sobat ose te oxhaku dhe që filtrojnë tymin. Këta filtra kanë ardhur edhe në Shqipëri dhe gjenden në shumë pika të shitjes së druve dhe sobave.

U interesuam edhe në pikat e shitjes në Librazhd dhe mësuam se edhe ata ishin të furnizuar me filtra të tillë, nga më të thjeshtët që kushtojnë rreth 3000 lekë e deri tek soba nga më modernet ekologjike gjermane. E megjithatë askush nuk blen filtra të tillë. Pse? Sepse njerëzit kursejnë e nuk duan të harxhojnë para, duke harruar se nga kursimi i parave për të vënë një filtër në oxhakun e tyre, mund të sëmuren dhe nesër do të harxhojnë më shumë para për t’u mjekuar dhe shëruar.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën