Jemi në prag festash dhe çështja që diskutohet më shumë, është se sa kilogramë do të shtojmë pas festave. Ushqimet që përdoren në festa kanë shumë kalori dhe yndyrë dhe si rezultat për vetëm pak ditë arrijmë të akumulojmë shumë kile.
Zakonisht gjatë pushimeve ne nuk ndjekim një rutinë, prandaj sjelljet tona të jetesës dhe pesha e trupit mund të ndryshojë. Në një studim ku morën pjesë 120.000 të rritur amerikanë për një periudhë 4-vjeçare, u konsumuan ushqime me shumë kalori, si: patate të skuqura, sheqer, pije të ëmbla dhe mish i kuq i papërpunuar dhe i përpunuar.
Nga ky studim pesha arriti kulmin në dimër, shkak i së cilës mund të jetë moti i keq apo aktiviteti i ulët fizik. Të tjerët gradualisht filluan të fitojnë peshë gjatë viteve. Rezultoi se personat shtonin mesatarisht 1.52 kg/në vit gjatë periudhës katërvjeçare.
Ushqimet që përmendëm më lart janë të pranishme dhe në tryezën që shtrohet për festa, prandaj rreziku për të shtuar kilogramë ekziston dyfish.
Është shumë e rëndësishme që të jemi të kujdesshëm në ushqimet që konsumojmë në mënyrë që të evitojmë yndyrnat e tepërta, si dhe kaloritë që mund të marrim gjatë festave, të cilat do ta kemi të vështirë t’i heqim.
Përgatiti për “Shëndet+”: Donjeta Zeka/ Marrë nga DailyMail


