Gjatësia e njeriut dhe rreziku i mpiksjes së gjakut
Këtu pikërisht qëndron një avantazh i madh shëndetësor për njerëzit më të shkurtër: sa më i gjatë të jeni, aq më i lartë rreziku për formimin e mpiksjes së gjakut brenda venave tuaja (shpesh kjo ndodh te këmbët). Termi mjekësor për këtë është “tromboembolizem venoz” ose (VTE).
Pothuajse asnjehere nuk prek te dy këmbët në të njëjtën kohë, dhe mund të çojë në ënjtje, dhimbje, skuqje dhe ngrohtësi në vendin ku ka ndodhur tromoembolizmi. Në rastet më të këqija, kjo gjendje mund të jetë fatale kur mpiksja e gjakut kalon me qarkullimin e gjakut dhe bllokon rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Nëse kjo ndodh, do të pësoni dhimbje në gjoks, koka duket si e lehtë, ritmi i zemrës eshte i shpejtuar dhe keni vështirësi në frymemarrje dhe gulçim të papritur.
Më shumë se dy mije vete në Shqipëri preken nga tromboembolizmi venoz çdo vit, dhe prej tyre, 300-400 vetë vdesin prej saj. Shpeshtësia e kësaj gjendje është në rritje çdo vit ndërkohe që njerëzit jetojnë gjithmone e më shumë vjet.
Arsyeja pse njerëzit më të gjatë janë më të prirur ndaj mpiksjes së gjakut nuk është interpretuar mire akoma nga ana mjeksore, por ekspertët kanë ofruar shpjegime të mundshme. Mund të jetë kështu pasi gjaku ka një rrugë më të gjatë për të udhëtuar te këmbët e gjata, dhe gjaku ka më shumë mundësi që të mpikset. Gjithashtu, vetë graviteti (pesha e gjakut) mund ta lehtësojë mpiksjen te njerëzit e gjatë.
(Marrë nga faqja në Facebook e mjekut Alket Koroshi)