Sot Dita e Talasemisë! Mjekët bëjnë thirrje për të dhuruar gjak për të ndihmuar të prekurit nga kjo sëmundje

Edhe pse ndoqi protokollet mjekësore duke kryer analizat e nevojshme më parë se të planifikonte shtatzëninë kjo nënë fajëson për neglizhencë mjekun që sot ka një vajzë 9 vjeç me talasemi.

Të dy prindërit e saj kanë qenë bartës talasemisë.

Lindja e një fëmijë me talasemi mund të parandalohet dhe mjekët thonë se falë protokollove është ulur numri i fëmijëve  që lindin me këtë patologji.

”

Është ulur numri i fëmijëve që lindin  me talasemi. Dy vitet e fundit pothuajse nuk kemi pasur”-shprehet Manika Kreka, mjeke në QSUT.

Në ditën ndërkombëtare të Talasemisë mjekët bëjnë apel të dhurohet sa më shumë gjak pasi është jetikë për këta fëmijë.

Janë rreth 350 persona me talasemi  që trajtohen me transfuzion gjaku dhe  medikamnete në  QSUT ndërkohë që ka të tjerë të cikët trajtohen jashtë Shqipërisë.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?