A e dini se mpiksja e gjakut ndodh me shpesh te njerëzit e gjatë?

Gjatësia e njeriut dhe rreziku i mpiksjes së gjakut

Këtu pikërisht qëndron një avantazh i madh shëndetësor për njerëzit më të shkurtër: sa më i gjatë të jeni, aq më i lartë rreziku për formimin e mpiksjes së gjakut brenda venave tuaja (shpesh kjo ndodh te këmbët). Termi mjekësor për këtë është “tromboembolizem venoz” ose (VTE).

Pothuajse asnjehere  nuk prek te dy  këmbët  në të njëjtën kohë, dhe mund të çojë në ënjtje, dhimbje, skuqje dhe ngrohtësi në vendin ku ka ndodhur tromoembolizmi. Në rastet më të këqija, kjo gjendje mund të jetë fatale kur mpiksja e gjakut kalon me qarkullimin e gjakut  dhe bllokon rrjedhjen e gjakut në mushkëri. Nëse kjo ndodh, do të pësoni dhimbje në gjoks, koka duket si e lehtë, ritmi  i zemrës eshte i shpejtuar dhe keni vështirësi në frymemarrje dhe gulçim të papritur.

Më shumë se dy mije vete në Shqipëri preken nga tromboembolizmi venoz  çdo vit, dhe prej tyre, 300-400 vetë vdesin prej saj. Shpeshtësia  e kësaj gjendje është në rritje çdo vit ndërkohe që njerëzit jetojnë gjithmone e më shumë vjet.

Arsyeja pse njerëzit më të gjatë janë më të prirur ndaj mpiksjes së gjakut nuk është interpretuar mire akoma nga ana mjeksore, por ekspertët kanë ofruar shpjegime të mundshme. Mund të jetë kështu pasi gjaku ka një rrugë më të gjatë për të udhëtuar  te  këmbët e gjata, dhe gjaku ka më shumë mundësi që të mpikset. Gjithashtu, vetë graviteti (pesha  e gjakut) mund ta lehtësojë mpiksjen te njerëzit e gjatë.

(Marrë nga faqja në Facebook e mjekut Alket Koroshi)

Postime të ngjashme

Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Probleme serioze në furnizimin me barna të QSUT – Në 5 vite gjysma e ilaçeve antitumorale nuk janë importuar asnjëherë
Studimi: Fëmijët nën 12 vjeç me smartphone janë të prirur ndaj shumë problemeve shëndetësore
10 faktet të cilat nuk i keni ditur më parë për Krishtlindjet
6 në 10 të rinj në Shqipëri viktima të bullizmit online: Çfarë tregon studimi evropian
Medikamente të skaduara dhe mungesë trajtimi për fëmijët me tumor
Prokurimet pa garë në shëndetësi: Humbje për buxhetin, rrezik për pacientin
Transplanti i veshkave në Shqipëri – një shërbim jetik që i është lënë peng sektorit privat