A e keni dhe ju këtë shenjë në pjesën e sipërme të krahut të majtë?! Ja çfarë tregon ajo

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: D.Bardhi

vaksinaThuajse të gjithë njerëzit që kanë jetuar para viteve ’70 në vendet Perëndimore kanë bërë një vaksinë për Virusin Variola. Nëse shikoni prindërit apo gjyshërit tuaj me siguri do ta kenë këtë shenjë në pjesën e sipërme të krahut të majtë.

Ky vaksinim shkaktonte flluska në zonën e vaksinuar, të cilat shëroheshin brenda 2-3 javëve. Shkaku se këto shenja kanë mbetur edhe gjatë këtyre ditëve është se këto flluska të formuara nuk shëroheshin për disa javë.

Pas vaksinimit, zona e vaksinuar pësonte një ënjtje të vogël për 6-8 orë. Kjo vaksinë ka lënë shenjë të përhershme tek të gjithë të vaksinuarit e asaj periudhe. Virusi Variola u zhduk plotësisht rreth viteve 1980, prandaj vaksinimi pas këtyre viteve nuk ishte më i nevojshëm.

Burimi: My Lifestyle

Postime të ngjashme

Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave