A ekzistojnë në Shqipëri klube me ish-alkoolistë?

shpetim-doksaniPërgjigjja nga mjeku Shpëtim Doksani:

Klinika e alkoolistëve në QSUT është nisur në bazë të një projekti pilot, që vjen nga Shkolla Evropiane e Alkoologjisë. Duke u bazuar në këtë metodologji është implementuar dhe konkluduar në Shqipëri hapja  e kësaj klinike në vitin 2008. Për fat të keq në klinikë funksionon programi në mënyrë të shkëlqyer, por pasi përfundon trajtimi klinik, këta pacientë si pasojë e mungesës së një rrjeti të jashtëm mbështetës, rrezikojnë t’i rikthehen alkoolit. Ne nuk kemi arritur të ngremë dot deri më sot një rrjet të mirëfilltë me gjithë pacientët e trajtuar.

Pse nuk është arritur të realizohet  kjo nismë?

Këtë nuk mund ta bëjmë ne si klinikë. Për ta kurorëzuar me sukses këtë nismë duhen mekanizma të tjerë, aktorë të tjerë për ta ngritur, zbatuar, mbështetur dhe për ta çuar përpara këtë rrjet, sepse në fakt në Shqipëri ky rrjet familjar, sidomos familjar, pra suporti familjar është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse kemi defiçite në ndërhyrjet e tjera sociale. Për shembull në Shqipëri nuk ka trajtime rezidenciale afatgjata të këtyre kategorive, pra nuk operatorë që mund të ndërhyjnë profesionalisht për të parandaluar dipendencën dhe varësinë ndaj alkoolit. Pra, duke munguar ky rrjet, për fat të keq edhe pacientët kur dalin nga klinika nuk gjejnë mbështetje. Ne detyrohemi që për një periudhë të gjatë pasi kanë dalë nga klinika, t’i ftojmë vullnetarisht të vijnë gjatë fundjavave për t’u rigrupuar së bashku me familjarët e tyre këtu në klinikë.

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Mjekja zbulon ushtrimet më efektive për rënien në peshë
Pse dietat e shpejta nuk ndihmojnë për rënien nga pesha
Dhjami në bark, më i keqi! Mjekja: Personat me risk të shtuar për probleme vaskulare
Çfarë është obeziteti metabolikisht i shëndetshëm dhe obeziteti metabolikisht jo i shëndetshëm
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
“Nuk duhet të hani një vakt në ditë”, mjekja zbulon sekretin për një jetesë të shëndetshme për pacientët obezë