‘Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë’/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen

Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ ka reaguar pas videos të publikuar në rrjete sociale teksa një infermiere te Psikiatria ofendon rëndë dhe keqtrajton pacientët.

Video është publikuar nga “JOQ” ku dëgjohet infermierja t’i thotë pacientes “Çohu o dreq, mos na bëj si e sëmurë. Je me barrë? Ec se po të shk****ej robt”.

Në reagim QSUT shprehet se kanë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore për punonjësen e përfshirë në skandal.

Reagimi i QSUT

QSUT ka ndjekur me shqetësim videon e publikuar në mediat online, ku shfaqet një rast i papranueshëm i cenimit të etikës profesionale në një prej shërbimeve mjekësore.

Menjëherë pas verifikimeve të kryera, është identifikuar punonjësja e përfshirë dhe janë nisur procedurat për marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

QSUT mbetet e angazhuar maksimalisht për të garantuar kujdes shëndetësor dinjitoz, profesional dhe etik për çdo pacient që paraqitet në shërbimet tona. Çdo shkelje e kodit të etikës, çdo sjellje që cenon dinjitetin e pacientit apo besimin ndaj shërbimit shëndetësor, është dhe do të mbetet e patolerueshme.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së