Dr. Evin Dani
Pornografia ka ndikuar që çiftet të eksperimentojnë në shtrat. Të provojnë metoda të reja të të bërit seks dhe një nga këto metoda është edhe seksi anal. Kjo justifikon faktin se pse është rritur numri i personave që e praktikojnë. Kemi rritje, sepse pornografia ngacmon imagjinatën e njerëzve që e ndjekin. Por çfarë ndodh? Përsa i përket seksit anal, disa persona mund ta preferojnë, por shumë herë seksi anal bëhet në mënyrë jo të drejtë. Kjo sepse anusi është i tillë që nuk lubrifikohet. Pra, gjithmonë akti seksual anal është një akt seksual i dhimbshëm e traumatik. Kjo dhimbje bën shumë njerëz të mos e përdorin më.
Seksin anal në televizon apo internet e bëjnë pa prezervativ dhe pa përdorur lubrifikant. Nga studimet e mia del që gati 28% e meshkujve në partneritetin e tyre e praktikojnë në mënyrë të rregullt seksin anal, 42% e tyre e kanë provuar të paktën 1 herë. Këta persona që bëjnë seks anal, kanë një defekt shumë të madh: nuk përdorin lubrifikant.
E kam thënë, ne nuk kemi kulturën e përdorimit të lubrifikantëve, që janë kryesorë për një marrëdhënie seksuale të mirë. Lubrifikanti është i domosdoshëm, sepse eleminon traumat gjatë marrëdhënieve seksuale, veçanërisht në marrëdhënie seksuale anale.
Gjithashtu, theksoj rëndësinë e përdorimit të masave mbrojtëse. Seksi anal është shumë herë më i rrezikshëm në drejtim të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Këta persona janë shumë të rrezikuar nga infeksioni i HIV-it. Një person mund të mos marrë infeksionin nëpërmjet seksit vaginal, por është i sigurtë që e merr me seksin anal. Flasim gjithmonë për rastet kur nuk mbrohen.
