A është i rrezikshëm për shëndetin gjalpi? A duhet ta konsumoni atë?

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Gjalpi në pjesën dërrmuese të rasteve është cilësuar si një nga ushqimet më të dëmshme për organizmin. Por kjo nuk është e vërtetë, të paktën nëse konsumohet në sasi të vogla.

Në të vërtetë, margarina është më e dëmshme se gjalpi. Gjalpi përbëhet nga yndyrnat e ngopura dhe nëse konsumohet në sasinë e rekomanduar mund t’ju japë disa përfitime në shëndet:

gjalpRrit kolesteronin e mirë: dihet që yndyrnat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit të keq, por nëse konsumohen në masë të madhe dhe të pakontrolluar. Pak gjalp në dietën tuaj të përditshme ushqimore mund t’ju ndihmojë në rritjen e kolesterolit të mirë.

Përmban vitaminë A: kjo vitaminë përmirëson shikimin, funksionin e sistemit endokrin etj. Sipas studimeve nëse hani rreth 28 gram gjalp do të merrni 14% të masës së rekomanduar ditore.

Ndihmon në tretje: acidet yndyrore të gjendura në gjalp janë shumë të rëndësishme në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes dhe në luftën kundër inflamacionit.

Është burimi i stigmasterolit: ky element ju mbron nga kalcifikimi i nyjeve dhe është shumë efektiv në parandalimin e disa llojeve të kancerit si atë të gjirit, zorrës së trashë, prostatës, ovarian etj.

Është burim i vitaminave K, D dhe selenit: burime këto mjaft të rëndësishme në rritjen e metabolizmit.

Që të merrni të gjitha këto përfitime, së pari gjalpi duhet të jetë natyral dhe i freskët dhe së dyti duhet të konsumoni një sasi shumë të vogël të tij, jo më shumë se 28 gram në ditë.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë
Kujdes! Mos i kombinoni këto pije me ilaçet e tensionit
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë
Koha më e mirë për të marrë suplemente magnezi, sipas ekspertëve