Dihet tashmë se të gjithë shkencëtarët dhe dietologët këshillojnë njerëzit që të pinë sasi të konsiderueshme uji gjatë ditës, sepse është jetike për shëndetin e përgjithshëm. Edhe pse është e vështirë për ta besuar, ujit i jepen përfitime shëndetësore të pabesueshme. Trupi i njeriut përbëhet nga 60-78% ujë, në varësi të masës trupore. Kjo e bën ujin një përbërës kryesor. Në fakt, disa organe, të tilla si indet janë të përbëra kryesisht nga uji. Në mënyrë të veçantë indet e muskujve përbëhen nga 75% ujë, eshtrat 22%, gjaku 80%, truri 90%.
Roli i ujit në trupin e njeriut:
Në përgjithësi, çdo qelizë e trupit ka nevojë për ujë që të funkisonojë siç duhet. Kjo është arsyeja pse mjekët dhe dietologët këmbëngulin dhe japin këshilla për të konsumuar sasi të mjaftueshme uji (ose lëngjesh) gjatë ditës. Për shembull, truri përbëhet nga 90% ujë dhe nëse nuk e ushqeni atë me ujë, atëherë me siguri do të keni dhimbje koke. Pra, nëse keni probleme me dhimbjet e kokës, një ndër shkaqet kryesore është dehidratimi.
Uji dhe përfitimet shëndetësore
Funksionimi i mirë i trurit : Meqenëse uji mbart oksigjen, është mirë që ta mbani trurin të hidratuar, që të keni aftësi më të mira funksionale. Studimet kanë treguar se dehidratimi në nivelin 1-2% të humbjes së peshës trupore mund të pengojë funksionet e trurit, kryesisht përqendrimin. Për më tepër, dehidratimi mund të çojë në humbje peshe prej 2% të peshës trupore dhe kjo mund të çojë në probleme të kujtesës afatshkurtër dhe ndikon në mosfunksionimin e mirë të trurit.
Uji ndihmon tretjen: procesi i tretjes në trup është bazuar në disa enzima të cilat gjenden në pështymë. Këto enzima ndihmojnë në procesin e të ushqyerit. Uji e bën më të lehtë qarkullimin e ushqimit në stomak dhe kjo do të bënte më të lehtë tretjen.
Ndihmon në lëvizjen e mbeturinave: Konsumi i mjaftueshëm i ujit ndihmon trupin për të dëbuar mbeturinat përmes procesit të urinimit, jashtëqitjes dhe djersitjes. Veshkat, mëlçia dhe zorrët funksionojnë më mirë nëse janë të ushqyera me ujë dhe mbajnë larg të gjitha nënproduktet e panevojshme. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se marrja e sasisë së nevojshme të ujit ndihmon në kurimin e kapsllëkut.
Uji ndihmon për të mbajtur lagështinë e trupit: Ndihmon në ushqyerjen e muskujve gjatë aktivitetit fizik : Është shumë e rëndësishme që të shtoni konsumimin e ujit në rastet kur bëni aktivitet fizik. Mos harroni se rreth 70-75% e muskujve përbëhen nga uji. Duke mbajtur ekuilibrin e duhur të ujit, do të rrisni funksionin optimal të muskujve gjatë ushtrimit.
Sa është sasia e mjaftueshme e ujit që duhet të konsumohet në ditë?
Në përgjithësi, kërkesat e trupit për ujë ndryshojnë nga personi në person dhe janë të bazuara në kushte të tilla si: mjedisi (i ftohtë apo i ngrohtë), dieta, nivelet e aktivitetit fizik dhe shumë faktorë të tjerë.
Sipas EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit), thuhet se të rriturit duhet të konsumojnë 2-2.7 litra ujë në ditë.
Përgatiti për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi


