Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Vaji i ullirit është përdorur si trajtim i bukurisë për vite me radhë. Madje edhe Kleopatra e përdorte atë bashkë me qumështin për banjat e saj të bukurisë.
Modelja franceze Yazemeenah Rossi, 60 vjeç, tregon se sekreti i saj i rinisë së përjetshme është padyshim vaji i ullirit, të cilin e përdor për lëkurën dhe flokët.
Por, çfarë mendojnë ekspertët? A i parandalon rrudhat vaji i ullirit dhe a mund të konsiderohet një eliksir i bukurisë.
Dr. Kalliopi Dodou, lektore tek Universiteti i Sunderland, tregon efektet e vajit të ullirit.
“Vaji i ullirit është përdorur për kujdesin e lëkurës që në kohët e lashta, dhe njihet për efektet e tij hidratues dhe ushqyes në lëkurë”, tregon ajo. “Kjo justifikohet edhe nga ana biologjike”.
“Sipërfaqja e jashtme e lëkurës është një barrierë që mbron lëkurën nga ambienti i jashtëm dhe kontrollon gjithashtu hidratimin e lëkurës. Sipas saj, vaji i ullirit duhet të aplikohet në fytyrë për ta zbutuar dhe hidratuar, duke parandaluar kështu formimin e rrudhave.
Vaji i ullirit, sidomos ai ekstra i virgjër, është i pasur me vitaminën E, e cila është një antioksidues i fuqishëm që mund të mbrojë lëkurën nga ndotja e ajrit.
Ajo rekomandon që vajin e ullirit ta aplikoni gjatë natës, pasi në këtë mënyrë nuk do t’ju shkaktohen njolla në lëkurë.
Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/


