A janë furnizuar me ujë 24h institucionet shëndetësore gjatë pandemisë së COVID-19?

Nga Daniela Burnazi

Furnizimi me ujë të rrjedhshëm, si një element i domosdoshëm dhe jo vetëm në kushte pandemie për një institucion shëndetësor, është një ndër matjet e studimit  të realizuar nga shoqata “Together for Life” në kuadër të projektit “Sistemi shëndetësor gjatë pandemisë COVID-19 dhe pajisja e stafit me materialet e mbrojtjes personale”, të mbështetur nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

Uji në një farë mënyre mund të konsiderohet në listën e “materialeve” të mbrojtjes personale për të garantuar higjienizimin e duarve, si dhe mbrojtjen e stafit dhe pacientëve paralelisht. 16% e stafit shëndetësor deklaron që gjatë pandemisë nuk kanë furnizim 24 orë me ujë në institucionin ku punojnë, ndërsa shumica prej 79% kanë pasur furnizim 24 orë me ujë.

Mungesa e furnizimit 24 orë me ujë është më problematike në sistemin shëndetësor parësor, ku në 21% të rasteve nuk ka, për të vazhduar me një farë përmirësimi në sistemin spitalor që nuk ka ujë në 15% të rasteve dhe spitalet COVID-19 (QSUT dhe “Shefqet Ndroqi”) që nuk kanë në vetëm 10% të rasteve.

Në 58% të institucioneve shëndetësore në total ka furnizim më ujë të ngrohtë, ku shërbimi spitalor (spitalet bashkiake, rajonale dhe ato universitare “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”, Spitali Universitar i Traumës) paraqet situatën më të mirë pasi 63% e stafit shëndetësor deklaron se kanë furnizim me ujë të ngrohtë.

https://togetherforlife.org.al/wp-content/uploads/2020/07/Sistemi-sh%C3%ABndet%C3%ABsor-gjat%C3%AB-pandemis%C3%AB-COVID-19-dhe-pajisja-e-stafit-me-materialet-e-mbrojtjes-personale.pdf

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese