Nga Silvana Çeliku, mjeke kirurge onkologe
Po, janë normale. Dhimbja është shumë e lidhur me kanalin e qafës së mitrës. Ky kanal veçanërisht tek vajzat e vogla hapet me shumë vështirësi për të dalë pjesa e parë e ciklit menstrual, e cila është më e trashë.
Pra, hapja e qafës së mitrës ka dhimbje jashtëzakonisht të forta. Edhe gjatë aktit të lindjes, në momentin e parë femra ka dhimbje pikërisht nga hapja e qafës së mitrës dhe pastaj çdo gjë është më e lehtë. Zakonisht këto simptoma zhduken menjëherë pas lindjes, sigurisht kur femra ka kryer lindje natyrale.
Cikli bëhet fare pa dhimbje dhe pa shqetësime. Flas për shenjat lokale, sepse shenjat e tjera, si: fryrja e gjoksit, dhimbja e kokës, gjendje lodhje, janë shenja që janë prezente dhe të justifikueshme.


