Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi
A ndiheni i lënduar se jeni ndarë nga partneri? Zakonisht të gjithë ndihen të lënduar e të mërzitur kur diçka nuk shkon siç duan apo siç duhet, sidomos në rastet e ndarjes nga partneri.
Me kalimin e kohës gjithçka kalon: mërzia, dëshpërimi, “zemërthyerja”. Por ka diçka tjetër edhe më efektive dhe të shpejtë se sa pritja e kohës së “shërimit”.
Studiuesit italianë të Universitetit të Pavias gjetën një “medikament” mjaft efektiv: BUZËQESHJEN dhe qëndrimin pranë njerëzve më të afërt.
Stresi është një nga faktorët kryesorë që ndikon në shfaqjen e një sërë sëmundjesh emocionale dhe fizike. Sipas studiuesve, nëse e merrni gjithçka lehtë dhe me buzëqeshje, do të ndiheni më mirë. Fundja, asgjë s’është e pamundur dhe gjithçka mund të ndodhë. Së bashku me njerëzit e dashur thjesht duhet t’i bëni ballë çdo lloj situate. Edhe zemrës së thyer nga një dashuri. /Burimi: Daily Mail


