Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Osteoartriti është forma më e zakonshme e artritit. Ky lloj i artritit është i padëgjuar tek fëmijët dhe është i rrallë tek adoleshentët, por shpesh ndodh tek njerëzit e moshuar dhe njerëz të cilët janë mbipeshë. Për shkak të kësaj, osteoarthriti është konsideruar prej kohësh një produkt natyral i plakjes.
Megjithatë, shumë ekspertë besojnë se shkaku i zhvillimit të kësaj sëmundje është shumë më kompleks. Faktorët e jashtëm, si dëmtimet, mund të përgatisin terrenin për shfaqjen e osteoarthritit, por sa shpejt përparon dhe sa e rëndë bëhet kjo sëmundje varet nga një numër i lartë faktorësh. Këtu janë vetëm disa nga faktorët që mund të rrisin rrezikun osteoarthritit.
Faktorët gjenetik: Reziku më i madh i zhvillimit të kësaj sëmundje mund t’i atribuohet gjeneve tuaja. Gjenet mund të kenë efekte të ndryshme në varësi të seksit tuaj, mashkull apo femër.
Pesha e tepërt: Një studim ka gjetur se të rriturit mbipeshë kishin më shumë gjasa për t’u prekur nga osteoarthriti në gju se sa homologët e tyre në peshë normale. Humbja e peshës së tepërt mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit osteoarthritit dhe të bëjë jetesën e përditshme shumë më e lehtë në qoftë se tashmë jeni prekur nga kjo sëmundje.
Probleme të tjera shëndetësore: Osteoartriti mund të zhvillohet nga një nyje e dëmtuar tashmë nga një sëmundje, të tilla si artriti reumatoid ose artriti infektiv.
Mbajtja e nyjeve të shëndetshëm është një mënyrë për të lehtësuar dhimbjen e shkaktuar nga osteoarthriti, konfirmojnë mjekët e Shkollës Mjekësore në Harvard.
Burimi: http://www.health.harvard.edu/


