Hulumtimet kanë treguar vazhdimisht se ndryshimi i llojit të yndyrnave në dietë mund të ketë një efekt të fuqishëm tek kolesteroli në trup, duke ulur rrezikun ndaj infarktit, goditjeve në tru dhe sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.
Ushqimet me përmbajtje të yndyrnave të pangopura (si arroret, vaji me prejardhje bimore dhe peshku) janë të pasura edhe me vlera të tjera ushqyese të cilat janë të afta të ulin më tej rrezikun ndaj këtyre sëmundjeve.
Gjithashtu, mund të zëvendësoni një pjesë të yndyrnave të ngopura me karbohidrate të cilat duhet të vijnë mundësisht prej drithërave të plotë, ashtu si edhe prej fasuleve e frutave.


