A ka ndërlikime bërja synet, nëse po, cilat janë?

Dëfrim Koçinaj, kirurg pediatër në Spitalin e Prishtinës

Ndërlikimet pas rrethprerjes janë të një shkalle të ulët, janë të lehta, por mund të jenë dhe serioze. Komplikimet e lehta janë gjakderdhja dhe infeksioni, ndërsa komplikimet e rënda (më të rralla) janë fasciti nekrotik, sepsis (gjendje e rëndë e infeksionit bebi i vogeltë gjeneralizuar të organizmit), meningiti, etj. Komplikimet e rënda ndodhin kur procedura e synetisë bëhet nga njerëz jo të kualifikuar (xherrahu, infermieri, mjeku jo i trajnuar) dhe kur nuk janë respektuar rregullat e sterilizimit apo kur janë përdorur materiale me afat të skaduar. Prandaj, gjithmonë kur fëmija juaj ka nevojë për kryerjen e procedurës së synetisë, qoftë për shkaqe besimi apo mjekësore, duhet të konsultoheni me kirurgun pediatrik.

Dialogu i mirë me fëmijën dhe prindin është çelësi i suksesit!

Fëmija duhet të përgatitet psikologjikisht duke i shpjeguar qartë se syneti është procedurë relativisht e thjeshtë, rutinore dhe që ai nuk do të ndjejë dhimbje (shumë e rëndësishme). Duhet që syneti të bëhet me dëshirën e fëmijës, dhe jo me forcë. Nëse fëmija ka frikë të tepruar apo është tepër agresiv, mund të përdoren qetësues, por kjo nuk ndodh shpesh. Komunikimi me prindin duhet të jetë më konstruktiv (ai është bartësi ligjor i përgjegjësive, si kujdestar i fëmijës së tij). Gjithashtu, prindi duhet të jetë pjesëmarrës aktiv në procedurën e rrethprerjes, e sidomos pas kryerjes së procedurës, kur ai duhet me përpikmëri t’i zbatojë këshillat e dhëna nga kirurgu i fëmijëve.

Këshilla ime për prindërit është që ata nuk duhet të hezitojnë ta kryejnë këtë procedurë. Por, që duhet ta gjejnë moshën e përshtatshme, të kontaktojnë kirurgun e fëmijëve përgjegjës adekuat dhe të merren seriozisht me përgatitjen psikologjike paraprake të djalit të tyre.

 

Postime të ngjashme

Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
5 gjëra themelore për prostatë sa më të shëndetshme
Zbulohet kërcënim i ri i frikshëm për fertilitetin mashkullor, prek më shumë të rinjtë e moshës 25-35 vjeç