A ka ndryshim mes përfitimeve ushqyese të spinaqit të gatuar dhe e atij të pagatuar?

Blerina Bombaj
Dietologe

Spinaqi është një ushqim i pasur me lëndë ushqyese, duke përfshirë edhe karotenoidet si beta karoteni e luteina, Vitamina K, folatet, mineralet dhe fibrat, pavarësisht, nëse hahet i gatuar apo i pagatuar.

Disponueshmëria e këtyre karotenoideve është më e lartë pas gatimit, por për shumicën e njerëzve diferenca është shumë e vogel. Tek spinaqi, ashtu si edhe tek ushqime të tjera, gatimi mund të bëjë, që lëndë ushqyese të ndjeshme ndaj nxehtësisë të humbasin (si Vitamina C). Gjithsesi, gatimi nuk shkakton humbjen e lëndeve të tjera ushqyese. Nga ana tjeter, zierja e spinaqit për me shume se 1 minutë redukton acidin oksalik, gjë që mund të pengojë përthithjen e kalciumit nga spinaqi e ushqime të tjera të ngrëna në të njëjtën kohë.

Si përfundim, ndryshimi mes lëndëve ushqyese tek spinaqi i pagatuar e ai i gatuar janë të vogla. Kështu që, e rëndesishme është ta konsumoni ashtu siç ju pëlqen.

Postime të ngjashme

Pas gjelit të detit, 3 lëngjet detox që ndihmojnë organizmin nëse ndiheni të fryrë
Si të gatuani me mjeshtëri gjelin e detit; Mënyra dhe temperatura e duhur
Uji i bamjes: 6 arsye për ta përfshirë atë në dietën tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
7 ushqimet më të mira të fermentuara për kolitin ulçeroz
6 ushqime që duhen shmangur kur keni artrit reumatoid
Karotat, burim i vlerave që duhet t'i shtojmë çdo dite në tryezë
Angjinarja: Superushqimi i mëlçisë, zemrës dhe tretjes