A keni jashtëqitje me gjak? Ja cilat janë shkaqet

Nga Daniela Burnazi

Gjaku në feçe mund të tregojë për një problem serioz, por jo gjithmonë.

Gjaku në jashtëqitje do të thotë se mund të keni probleme në aparatin tretës. Ndonjëherë sasia e gjakut është aq e vogël sa mund të zbulohet nga një provë okulte fekale (e cila kontrollonn për gjak të fshehur në jashtëqitje).

Në këtë postim do t’ju paraqesim disa nga shkaqet kryesore të jashtëqitjes me gjak:

Sëmundjet divertikulare: divertikulat janë qese të vogla që projektohen nga muri i zorrës së trashë. Zakonisht ato nuk shkaktojnë probleme, por nganjëherë mund të rrjedhin gjak ose të infektohen.

Çarja anale: fisurat (çarjet anale) mund të shkaktohen nga kalimi i një jashtëqitje të madhe dhe të fortë, gjë e cila çon në jashtëqitje me gjak.

Koliti, inflamacioni i zorrës së trashë: është një ndër shkaqet kryesore të gjakderdhjes në jashtëqitje.

Polipet ose kanceri: polipet janë masa beninje që mund të shkaktojnë gjakderdhje, në raste të rralla ato mund të shkaktojnë dhe gjakderdhje.

Nëse kjo gjë ju ndodh shpesh ju duhet të konsultoheni patjetër me një mjek.

Burimi: HEALTH

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?