A keni rrahje të shpeshta zemre, lodhje kronike, marramendje, kapsllëk etj?! Ja pse jua dërgon trupi këto shenja

Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Një nga mineralet më të rëndësishme për trupin është kaliumi. Ai luan një rol jetik për shumë sisteme në trup, veçanërisht për sistemin nervor, muskular dhe atë kardiovaskular. Kaliumi është një elektrolit që zvogëlon efektet e natriumit dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Kaliumi është gjithashtu i rëndësishëm për ruajtjen e ekuilibrit të brendshëm të acidit alkalinik.

Kur ulet niveli i kaliumit në trup shkakton një sërë problemesh shëndetësore, ja disa prej tyre:

mungese kaliumiRrahje të ngadalta të zemrës: kjo simptomë mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh të tjerë, por mungesa e kaliumit në trup është një ndër më kryesoret. Në këto raste është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nivelin e rrahjeve të zemrës me një dietë të pasur me kalium.

Lodhje kronike: është gjithashtu një nga simptomat e zakonshme të niveleve të ulëta të kaliumit në trup. Kjo lloj lodhje, nga mungesa e kaliumit ndryshin nga të tjerat sepse ndihet në të gjitha pjesët e trupit.

Ligështi apo marramendje: kur nivelet e kaliumit bien në trup në mënyrë drastike, rrahjet e zemrës ngadalësohen dhe kjo gjë çon në ligështi dhe marramendje.

Presion i lartë i gjakut: siç u përmend dhe më sipër, kaliumi luan një rol kyç në funksionin e duhur të sistemit kardiovaskular. Në fakt, ky mineral i mban enët e gjakut të lirshme. Kur nivevet e kaliumit bien, enët e gjakut shtrëngohen dhe shkaktojnë presion të lartë në gjak. Në këto raste është absolutisht shumë e nevojshme ta mbani nën kontroll rritjen e presionit të gjakut.

Dobësi muskulare: funksioni i duhur i sistemit muskular në një masë të madhe varet nga kaliumi sepse ky mineral siguron tkurrje të muskujve të lëmuar. Nga ana tjetër, nivelet e kaliumit shkaktojnë spazma dhe dhimbje.

Mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash: janë një tjetër shenjë që çon trupi në rastet e mungesës së kaliumit në trup, sidomos në zonën e krahëve dhe këmbëve.

Kapsllëk: mungesa e kaliumit çon në ngadalësimin e funksioneve trupore dhe kjo gjë vlen edhe për sistemin tretës. Kjo gjë çon në kasllëk, gazra, fryrje të barkut etj. / Burimi: healthdigezt

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
8 mënyra të thjeshta për të shmangur sëmundjet
Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë