A mund të ndihmojë birra në parandalimin e kancerit?

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

birra_kancer

Për gratë që e pëlqejnë birrën, kemi një lajm të mirë. Një studim i ri ka zbuluar se lulet me të cilat prodhohet birra dhe i japin asaj shijen e hidhur, mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit. Kjo bimë është lidhur gjithmonë me nivelet e hormonit, ku studime të ndryshme kanë treguar se ajo i ndihmon meshkujt të formojnë muskuj tek gjoksi, si dhe lehtëson simptomat e postmenopauzës duke rritur metabolizmin e estrogjenit.

Tani, të njëjtët ekspertë nga Universiteti i Ilniosit në Çikago pretendojnë se i njëjti proces mund të aktivizojë përbërësit kimikë që parandalojnë zhvillimin e tumoreve.

Hulumtuesit shkencorë aplikuan ekstrakte të bimës me të cilën prodhohet birra tek dy linja të ndryshme qelizore të gjirit, për të monitoruar efektet e tij tek metabolizmi i qelizave të estrogjenit. Metabolizmi i ulët i estrogjenit rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Si edhe kishin shpresuar, hulumtuesit shkencorë zbuluan një përbërës të fuqishëm,  6-prenylnarigenin ose 6-PN, që ndihmoi në rritjen e normës së metabolizmit të estrogjenit.

birra_lule

“Duhet ta eksplorojmë edhe më tepër këtë mundësi, megjithatë, rezultatet tona sugjerojnë se përbërësi 6-PN mund të ketë efekte anti-kancer”, thotë autorja kryesore e studimit, prof. Judy Bolton.

6-PN është një fitoestrogjen i fuqishëm tek lulet me të cilat prodhohet birra (të quajtura Hops). Ai thyen receptorët e estrogjenit kur gëlltiten, duke furnizuar kështu aktivitetin e hormoneve. Aktiviteti estrogjenik i përbërësit 6-PN është aq i lartë sa ka pasur raste që punëtoreve femra që janë merrë me kujdesin e këtyre luleve u është ndërprerë cikli menstrual.

Sipas prof. Bolton, këto lule mund të jenë efektive për parandaluar kancerin e gjirit tek gratë që i nështrohen trajtimit të zëvendësimit të hormoneve (HRT) gjatë menopauzës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi