A mund të rritet madhësia e gjoksit përmes metodave natyrale?

gjoksPa dyshim që busti është një nga pjesët e trupit më të bukura te femrat. Shumë gra nuk janë të kënaqura me madhësinë e gjoksit dhe mendojnë se operacioni plastik është i vetmi opsion që mund të ndihmojë në rritjen e madhësisë së gjoksit. Këtu do t’ju paraqesim disa këshilla  natyrale që mund të ndikojnë në rritjen e madhësisë së gjoksit:

Ushtrohuni: instruktorë të ndryshëm pohojnë se mënyra më e mirë për të rritur madhësinë e gjoksit është të ushtroni atë pjesë të trupit dhe të rrisni masën muskulare. Ju mund ta arrini këtë gjë duke bërë ushtrime me pesha, nën kujdesin e instruktorit.

Ushqimi i shëndetshëm: si çdo gjë tjetër e lidhur me trupin dhe shëndetin edhe në këtë rast ju duhet të ushqeheni shëndetshëm. Ju duhet të dini se kjo zonë e trupit ruan një sasi të madhe yndyre, por kjo nuk do të thotë se duhet të hani ushqime me yndyrë dhe kalori. Ushqehuni me yndyrna të shëndetshme dhe me vitamina e minerale të nevojshme në mënyrë që metabolizmi të përshpejtohet dhe ta shpërndajë yndyrën në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë trupin.

Joga: ushtrime të caktuara joga stimulojnë rritjen natyrale të madhësisë së gjirit. Këto ushtrime ndihmojnë në rritjen e madhësisë së bustit dhe qëndrueshmërinë e tij. Ju duhet të konsultoheni me një specialist joga, në mënyrë që të arrini rezultatet nga këto ushtrime.

Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave