A mund të shndërrohen miomat në kancer?

A mund të shndërrohen miomat në kancer dhe çfarë ndodh gjatë shtatzënisë?

Përgjigjet mjeku obstetër gjinekolog Elton Peci

Miomat janë në shumicën dërrmuese tumore beninje (pra jo kanceroze). Shumë rrallë (1/1000 apo 1/10000), ato mund të shndërrohen në kancer dhe në këto raste ato quhen leiomiosarkoma.

Miomat nuk rrisin rrezikun për kancer në endometër, ovare apo në qafën e mitrës. Femrat shtatzëna të cilat njëkohësisht kanë edhe mioma mund të kenë probleme gjatë shtatzënisë apo lindjes. Ndër komplikacionet më të mundshme përmendim:

Lindje me operacion cezarian është 6 herë më e shpeshtë në rastin kur shtatzëna ka edhe mioma.

Paraqitje pelvike ose podalike e bebit (bebi nuk është i paraqitur mirë për lindjen natyrale). Mungesë të progresionit të lindjes.

Distako apo shkolitje të placentës – placenta shkëputet nga muri i mitrës përpara lindjes. Kur kjo ndodh bebi rrezikohet nga asfiksia ndërkohë që nëna rrezikon nga hemorragjia retro-placentare.

Lindje para kohe e bebit. Megjithatë shumica e pacienteve që kanë mioma nuk përjetojnë ndonjë nga komplikacionet e sipërmendura.

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?