Përshtati në shqip: Blertina Koka
Një parazit që gjendet zakonisht tek feçe e maces mund të shkaktojë alcajmer, parkinson, madje edhe kancer, sugjeron një studim i ri.
Paraziti Toxoplasma gondii, që gjendet tek 30% e maceve (në jashtëqitjen e tyre), mund të alternojë më shumë se 1000 gjene të lidhura me kancerin, ka zbuluar studimi.
Sapo të infektojë njeriun, antigjenet nga paraziti mund të ndërhyjnë gjithashtu në komunikimin mes qelizave të trurit, duke rritur kështu rrezikun për zhvillimin e alcajmerit, parkinsonit dhe epilepsisë.
Deri tani, vetëm gratë shtatzëna sugjerohen të mos kenë kontakt me jashtëqitjen e maces pasi paraziti mund të shkaktojë abort apo dëmtime në zhvillimin e fetusit, kryesisht në tru dhe sy.
Infeksionet shpesh duken të padëmshme, ku shumë pak njerëz përjetojnë simptoma dhe më pak shfaqin shenja të ngjashme me një grip të lehtë.
Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al
