❓A mund t’ua përkeqësojë buprofen sëmundjen njerëzve me #COVID-19?
Organizata Botërore e Shëndetësisë: “Tani për tani, bazuar në informacionet që ka në dispozicion, OBSH-ja nuk rekomandon kundër përdorimit të ibuprofenit.
Ne jemi duke u konsultuar me mjekë që trajtojnë pacientë me #COVID-19 dhe nuk jemi në dijeni për raportet e efekteve negative të ibuprofenit, përveç efekteve të ditura anësore, që e kufizojnë përdorimin e tij te njerëz të caktuar.
OBSH-ja nuk është në dijeni për të dhëna të publikuara klinike, ose të bazuara në popullsi, në lidhje me këtë çështje”.
