Çfarë e shkakton migrenën

Disa baktere të zorrëve mund të luajnë një rol në shkaktimin e migrenës. Një studim shkencor amerikan ka zbuluar se ata që vuajnë nga këto dhimbje koke të dhimbshme kanë më shumë mikroorganizma në gojë dhe zorrë që zbërthejnë shpejt nitratet.

Kjo ndoshta shpjegon pse disa ushqime duket se shkaktojnë migrenë, të tilla si çokollata, vera, mishrat e përpunuar dhe ushqime të tjera që përmbajnë nitrate. Kur këto kimikate zbërthehen nga bakteret në trup, ato shndërrohen në oksid nitrik në gjak, i cili zgjeron enët e gjakut dhe mund të shkaktojë dhimbje koke.

Studiuesit, të udhëhequr nga Antonio Gonzalez i Universitetit të Kalifornisë-San Diego, i cili publikoi punimin përkatës në revistën mSystems, sipas britanikes “The Guardian”, morën mostra të pështymës dhe jashtëqitjes nga vullnetarët dhe kryen analizën e ADN-së mbi bakteret që përmbaheshin në to.

U zbulua se ata që vuanin nga migrena ishin ata që kishin nivele më të larta të baktereve në trupin e tyre që i zbërthejnë nitratet më shpejt, duke prodhuar kështu më shumë oksid nitrik në gjak.

Rreth një në shtatë persona vuajnë nga migrena, ku shumica e tyre e kanë një episod më shumë se një herë në muaj. Përveç dhimbjes, simptomat mund të përfshijnë të përziera dhe letargji, ndërsa disa shohin edhe një ‘aurë’, një dritë të zbehtë në shikimin e tyre periferik.

Dieta, stresi dhe mungesa e gjumit janë faktorë të njohur rreziku për migrenën, ndërsa mendohet se edhe hormonet luajnë një rol, pasi migrena është tre herë më e zakonshme tek gratë sesa tek burrat.

Shkencëtarët po planifikojnë një studim mbi dietën për të testuar se si nivelet e oksidit nitrik ndikojnë në migrenë. Në të ardhmen, ata shpresojnë ndoshta të parandalojnë migrenën me antibakterialin e duhur, ndoshta në formën e një tretësire orale.

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj