Studimi me këtë titull është kryer nga grupi kërkimor i Universitetit British Kolumbia, Kanada, me studiues Lucija Tomljenoviç e Kristofer Shau, në vitin 2011. Sipas studimit, përdorimi i rritur i vaksinave me alumin është shoqëruar me shtimin e rasteve të autizmit në SHBA. Studimi zbuloi lidhje të rëndësishme midis sasisë së aluminit të injektuar tek fëmijët parashkollorë (sidomos moshat 3-4 muajsh) nëpërmjet vaksinave dhe shpeshtësisë së autizmit në 7 vende perëndimore. Sipas studimit, kjo lidhje mund të jetë shkak-pasojë (alumini një ndër shkaqet e autizmit), por duhet të bëhen studime të mëtejshme për të hetuar më tej.
Problemet imunitare dhe mendore janë defiçitet kryesore në sëmundjen e autizmit. Ndërkohë që autizmi është i shoqëruar me probleme imunitare, aditivi alumin në vaksina njihet si neurotoksinë dhe stimulues imuniteti.
Truri i foshnjave është i ndjeshëm ndaj toksinave. Gjatë kësaj kohe truri kalon një periudhë të vrullshme zhvillimi, kurse barriera gjak-tru është e pazhvilluar ende mirë, prandaj është më e përshkrueshme ndaj substancave toksike. Sfidat ndaj imunitetit, si ato të paraqitura nga vaksinat, mund të çojnë në ndryshime negative të përhershe të funksionit të sistemit nervor dhe atij imunitar. Eksperimentet tek kafshët kanë treguar se administrimi i njëkohshëm i 2-3 aditivëve imunitarë (që përdoren në vaksina), ose stimulimi i përsëritur i sistemit imunitar nga i njëjti antigjen, mund të prishë rezistencën gjenetike ndaj autoimunitetit. Për më tepër, tek të rriturit është treguar lidhja e ekspozimit ndaj aluminit në vaksina me një sërë simptomash të quajtura “Sindromi autoimun/inflamator i shkaktuar nga aditivët” (ASIA).
Në shumë vende perëndimore, fëmijët vaksinohen me 23-32 vaksina deri në moshën 6 vjeç. Sipas organizatës amerikane të ushqimit, përpara aprovimit shumë vaksina nuk testohen për toksicitetin e tyre sepse vaksinat zakonisht janë konsideruar të sigurta.
Nëse vaksinimi i përsëritur i të rriturve mund të shkaktojë sindromin ASIA, duhet të prezumojmë pa prova eksperimentale se programet aktuale të vaksinimit janë të sigurta për fëmijët? Numri i vaksinave të rekomanduara para shkollës në SHBA është rritur nga 10 në fund të viteve 1970, në 32 në vitin 2010 (18 nga të cilat përmbajnë aditivë alumini). Gjatë po kësaj periudhe shpeshtësia e autizmit në SHBA është rritur me 2000%. Roli potencial i vaksinave në autizëm mbetet një temë kontradiktore.
Alumini është neurotoksinë, aftësia e të cilit për të ndikuar në sistemin nervor njihet prej dekadash. Aditivi i aluminit që përdoret në vaksina (hidroksidi i aluminit) ka aftësinë të qëndrojë për një kohë të gjatë në trup. Ekspozimi ndaj vetëm 20 mikrogrami alumin për 1 kg peshë trupore për 10 ditë mjafton për shkaktimin e vonesave në zhvillimin nervor të fëmijëve shtatanikë. Ndër vaksinat, vaksina e hepatitit B përmban 250 mikrogram alumin, kurse vaksina DtaP përmban 375 mikrogram alumin. Sipas autorëve gjatë vaksinimit me vaksinën e hepatitit B, një i rritur ekspozohet ndaj 7.1 mikrogram alumin për kg peshë trupore, kurse një fëmijë dymuajsh që vaksinohet me vaksinat e rekomanduara ekspozohet ndaj 172.5 mikrogram alumin/1 kg peshë trupore, ose sikur një i rritur të kishte bërë 24 vaksina hepatiti B njëherësh.
Alumini është stimulues i imunitetit, dhe kjo është arësyeja përse përdoret si aditiv në vaksina. Ka ngjashmëri midis mekanizmave stimulues të imunitietit nga alumini dhe sëmundjeve të ndryshme autoimune e inflamatore, përfshirë autizmin. Atëhere është e habitshme që pas 80 vitesh përdorim, nuk janë bërë eksperimente për të provuar sigurinë e aditivëve me alumin. Nuk dihet asgjë për toksicitetin dhe farmakokinetikën e përbërjeve të aluminit tek foshnjat dhe fëmijët. Nuk dimë mekanizmat e ndërverprimit mes aluminit dhe sistemit imunitar. Shumë vaksina shqyrtohen për aprovim duke i krahasuar me placebo që kanë aditivë alumini. Kjo ka penguar të bëhet një krahasim i sigurisë dhe efikasitetit të vaksinës pa alumin me vaksinën me alumin. Megjithëse dimë kaq pak për aditivët e aluminit, përdorimi i tyre në vaksina konsiderohet i sigurtë.
Ka vaksina ku një analizë fitim/humbje do të sugjeronte mos-përdorimin e tyre, siç është vaksina e hepatitit B. Kjo është e vetmja vaksinë që u bëhet të porsalindurve. Por hepatiti B është (i) sëmundje që transmetohet përmes shiringave ose kontaktit seksual, kështuqë mundësia e vetme që foshnja ta marrë është nëpërmjet nënës, (ii) shpeshtësia e saj në vendet perëndimore është shumë e ulët, disa prej këtyre vendeve vaksinojnë vetëm grupet e rrezikuara të popullsisë (iii) ka studime që tregojnë se vaksina e hepatitit B shton sëmundjet e autizmit.
Studimi sugjeron studime të mëtejshme për efektin e aluminit të vaksinave në shëndet.
Përshtati: Rita Strakosha


