A ndikon trajtimi kirurgjikal i varikoçelës në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë?

Elton Peci, obstetër gjinekolog

Me shumë probabilitet nuk ka ndonjë vlerë! Megjithatë debatet janë të shumta në
këtë pikë. Të operohet varikoçela apo të mos operohet dhe të kalohet në teknikat artificiale të riprodhimit (IVF)

Për shumë vite është menduar se trajtimi kirurgjikal i varikoçelës mund të rrisë shanset e meshkujve infertilë për tu bërë fertilë.
Studimet kanë treguar se, pas trajtimit kirurgjikal, analiza e spermës shpesh herë përmirësohet. Kjo ka qenë edhe arsyeja pse është menduar se trajtimi kirurgjikal mund të përmirësonte edhe fertilitetin.
Megjithatë studimet e fundit nuk kanë treguar ndonjë provë të fortë bindëse se
trajtimi kirurgjikal i varikoçelës ndikon në rritjen e fertilitetit tek meshkujt infertilë. Duke qenë se përfitimet janë minimale, trajtimi kirurgjikal duhet të vlerësohet në varësi edhe të tabllosë së përgjithshme të çiftit infertil.
Në rastet kur kemi një interval të gjatë infertiliteti (3 – 5 vite), shumica e
rekomandimeve do të jenë në favor të teknikave artificiale të riprodhimit (Fertilizim
In Vitro)

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi