Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Vetëm se foshnjat e porsalindura nuk mund të flasin, nuk do të thotë se nuk ndjejnë dhimbje. Prindërit mund t’ju vijnë në ndihmë, vetëm nëse kanë informacionin e nevojshëm.
Ne priremi të mendojnë se të porsalindurit nuk përjetojnë dhimbje dhe në qoftë se ndodh, ata shpejt e harrojnë. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se, në të vërtetë, dhimbjet e përjetuara nga foshnjat e porsalindura mund të çojnë në probleme afatshkurtëra dhe afatgjata të lidhura me zhvillimin, emocionet, dhe përgjigjet ndaj stresit.
Ky është veçanërisht një problem për foshnjat që kanë nevojë për shumë procedura mjekësore, pasi kanë lindur parakohe, bebet me defekte të caktuara të lindjes dhe ata që kanë komplikime të lindjes apo sëmuren menjëherë pas lindjes. Por edhe nëse është e shëndetshme, foshnja mund të kalojë disa procedura të dhimbshme, të tilla si testet që zhvillohen për të porsalindurit, vaksinimi, ose syneti.
Kjo është arsyeja pse Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) kohët e fundit nxorri një deklaratë të përditësuar të politikave për parandalimin dhe menaxhimin e dhimbjes procedurale tek të porsalindurit, për të pakësuar kontaktin e tyre me dhimbjen. Ndërsa deklarata e politikës është shkruar për ofruesit e kujdesit shëndetësor, është e rëndësishme për prindërit e të sapolindurve të jenë të vetëdijshëm lidhur me këto procedura. Ata duhet të jenë shumë të matur dhe të kujdesshëm kur është fjala për ekspozimin e foshnjave ndaj proceseve të dhimbshme.
Ajo që mjekët e studimit këshillojnë për prindërit e rinj, është të flasin vazhdimisht me mjekun dhe infermieren që kujdeset për shëndetin e të porsalindurit, për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe të shëndetshme për fëmijën.
Burimi: http://www.health.harvard.edu/


