Afera korruptive me ilaçet e rimbursueshme, prokuroria kërkon dënim me burg për 7 persona

Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për 7 prej të akuzuarve në skemën mashtruese për rimbursimin e medikamenteve.

Dosja e njohur si “Farmacia 1” përfshin farmacistë dhe zyrtarë, të cilët përmes kësaj skeme mashtruese i shkaktuan shtetit një dëm prej 56 milionë lekë të reja. Lexoni më poshtë pretencën për secilin prej tyre:Pjerin-Xhuvani

Pretenca e Prokurorisë

Në përfundim të procesit gjyqësor për një pjesë të personave të përfshirë në këtë skemë, Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin, si më poshtë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Hysni Roci për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim dhe me shumë se një herë parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Pjerin Xhuvani për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet e 6 muaj burgim.

Në baze të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej tre vitesh.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurës Edlira Mara për veprën penale të shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim  parashikuar nga neni 248,25 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burg.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Edlira Mara për veprën penale te “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3,25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 2 vjet burg.

Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të Kodit Penal dënimin e të pandehurës Edlira Mara përfundimisht me 5 vjet burgim.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej tre vjetësh.

4. Deklarimin fajtor të të pandehurës Frida Lamce për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumentit”, parashikuar nga neni  186/3,25 të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 1 vit e 9 muaj burgim.

Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për pjesën e mbetur duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 18 muajsh.

Në bazë të nenit 35 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 1 viti.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Budo për veprën penale te “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga neni 186/3, 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurës Mimoza Tufi për veprën penale te “mashtrimit” në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe dënimin e saj me tre vjet burgim.

Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 18 muajsh.

Në zbatim të nenit 39 te Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e drejtuesit teknik për një periudhe kohe prej 1 viti.

7. Deklarimin fajtor të të pandehurit Arens Spahiu për veprën penale të “mashtrimit” në bashkëpunim parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me tre vjet burgim.

Në zbatim të Nenit 59 të Kodit Penal pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim duke e vënë të pandehurin në provë për një periudhë kohe prej 18 muajsh.

Në zbatim të nenit 39 të Kodit Penal t’i hiqet e drejta për të ushtruar profesionin e drejtuesit teknik për një periudhë kohe prej 1 viti.

Burimi: Lapsi.al

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak