Agroturizmi, mënyra për t’i dhënë më tepër vlerë Durrësit

Shpejt do ndodhemi përsëri para një situate që nuk do jemi në gjendje të menaxhojmë fluksin e vizitorëve, prandaj diversifikimi i turizmit edhe me Agroturizmin do të ndihmojë në plotësimin e kërkesave të vizitorëve vendas dhe të huaj

Mark Brunga

Prof. Ass. Dr.Enver Isufi (Instituti i Bujqësisë Biologjike, Shkozet, Durrës) duke iu refruar studimeve të shumta shkencore që ka kryer në punimet e veta e vlerëson mjaft turizmin, i cili thekson ai, për çdo vend duhet që të jetë gjithmonë në zhvillim dhe reformim të vazhdueshëm, sepse dinamike është vetë jeta e vendit. Turizmi duhet vlerësuar, sipas Isufit, si një degë e rëndësishme e ekonomisë që është burim i madh të ardhurash dhe punësimi. Ai në trajtesat ushqime bioshkencore e vlerëson turizmin jo vetëm si burim mjetesh monetare, por edhe si promovues i vlerave ekonomike, kulturore, historike dhe sociale të vendit. Turizmi ka në vetvete shumë elemente, por mes tyre është edhe turizmi në zonat rurale, turizmi natyror, turizmi ekologjik që e identifikojmë me “Agroturizmin” meqenëse ai shtrihet në zonat rurale dhe lidhet edhe me bujqësinë.

Isufi vlerëson se agroturizmi vazhdon të jetë inferior dhe fillestar në krahasim me nëndegët e tjera të turizmit siç është turizmi kulturor, turizmi i përqendruar në zonat e pushimeve, turizmi ekologjik, turizmi religjoz etj.

Turizmi klasik ka më shumë përvojë  sesa agroturizmi si në infrashtrukturë, në informacione, në shërbime. Agroturizmi është  një nëndegë e turizmit që nuk ka ende rezultate të prekshme dhe për Qarkun e Durrësit, vëren ai me keqardhje.

Agroturizmi është specifik për çdo qark të vendit, sepse specifike janë edhe resurset e secilit qark. Nuk ka qark në Shqipëri që të ketë kaq shumë resurse karakteristike sa qarku që ka brenda perimetrit të tij Durrësin dhe Krujën. Këto dy qytete kanë qenë dhe do të jenë magnet i përhershëm për vizitorët vendas dhe të huaj.

Pse kaq i vonuar agroturizmi në Shqipëri?

Pyetjes së mësipërme Isufi i përgjegjet se shkaku i parë është inferioriteti që ne kemi për veten dhe për vendin tonë. Nga përpjekjet për të dalë nga kjo gjendje dhe për të shprehur keqardhjen pse nuk na pëlqejnë të tjerët ne kalojmë në tregimin e legjendave.

kisha rrushkullDëgjojmë shpesh të thuhet “Si vendi ynë nuk ka”, “Shqipëria është një Perlë”, “Kemi rreth 350 km bregdet”, “Kemi diversitet dhe biodiversitet të paparë, ushqimin tonë nuk e ka asnjë vend, mikpritjen tonë nuk e bën kush tjetër” etj, etj. Të pohosh këto anë pozitive vërtet është patriotizëm, por të mos përfitosh nga këto përparësi është primitivizëm.

Ai tregon se në kontakte me miq të huaj e shkencëtarë, ata shprehin keqardhje për faktin që ne nuk i përdorim bukuritë natyrore, historike, kulturore dhe vlerat tona njerëzore. Të tjerët shesin një copë gur, ne nuk “shesim” dot amfiteatrin, të tjerët shesin shtrenjtë hirrën dhe uthullën dhe ne nuk shesim dot verën, vajin e ullirit dhe djathin. Por me kënaqësi konstatojmë se kjo ndjenjë inferioriteti nga viti në vit po largohet dhe po zgjohemi për vlerat që kemi. Disa reklama që qeveria bën edhe në televizionet e mëdha botërore, promovimet e vendit me botimet dalëngadalë po e kuptojmë se vizitorët e huaj vërtet na preferojnë dhe se vijnë me kuriozitet dhe dëshirë në Shqipëri.

Shpejt do ndodhemi përsëri para një situate që nuk do jemi në gjendje të menaxhojmë fluksin e vizitorëve, prandaj diversifikimi i turizmit edhe me Agroturizmin do të ndihmojë në plotësimin e kërkesave të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Detajimet e Enver Isufit mbi problemet e sotme të agroturizmit

Agroturizmi nuk po përfiton nga tre burimet bazë:

Biznesi produkteve bujqësore dhe blektorale

ushqime bio 1Shërbimet

Imazhit, i cili është një produkt në vetvete që e krijonë dy të parat. Imazhi i mirë me kohë kthehet në vlera monetare dhe morale.

Ai specifikon dhe se cilat produkte ose burime afrojnë agroturizmi për Qarkun e Durrësit, si dhe veprimtaritë që bëjnë të mundur përdorimin e tyre.

Elementet bazë të turizmit rural:

1.Natyra

Pjesët përbërëse

  • Peisazhin, relievi
  • Bimësinë, biodiversitetin, pra faunën dhe florën
  • Bimët bujqësore të zonës, bimësinë e kultivuar, industrinë përpunuese
  • Produktet tipike bujqësore dhe blegtorale të zonës
  • Rezervuarët, deti, pyjet

Rrugët e përdorimit të këtyre vlerave

  • Udhëtime me udhërrëfyes dhe me hartat e shpjeguesit përkatës të zonës
  • Vendosja e tabelave për rrugët dhe fshatrat
  • Hartimi i katalogjeve, atlaseve me bimët dhe kafshët, insektet, shpendët e zonës
  • Trajnimi i udhërrëfyesve profesionistë
  • Katalogu i bimëve bujqësore sot dhe para shumë viteve, sasia e fabrikave të vajit, verës, bukës, bulmetrave
  • Cilat kultivarë bimësh tipike ka zona
  1. Ushqimi tradicional dhe bio
  • Llojet e gjellëve dhe e kuzhinës me produkte tipike dhe mesdhetare.
  • Perimet dhe frutat e zonës
  • Servirja e ushqimeve me enë tradicionale
  • Vjelja e produkteve nga vetë vizitorët
  • Ngrënia e 1-2 vakteve në fermë
  • Fjetja 1-2 netë e më shumë në fermë

jubeRrugët e përdorimit të këtyre vlerave

  • Lista e gjellëve të zonës. Me to organizohen ditë të hapura në formë panairesh duke ftuar turistë të huaj dhe vendas, përdorimi i erëzave dhe çajrave mjekësore të zonave përkatëse
  • Serviren në vaktet e ushqimit ose në panairet përkatëse organizuar në zonat e ndryshme
  • Tava, kazane, sofra, lugë të vjetra të galvanizuara, mjete që i japin tavolinës aromën e së kaluarës
  • Në fermë kur shtrohen vaktet vizitorët mund të vjelin perimet për sallatë, frutat dhe rrushin për ta ngrënë, ta shikojnë vetë kur vilet peshku në rezervuar e ujit.
  • Ndërtohet kuzhina, vend larje duarsh, ËC, vend pushimi, vende riciklimi i mbetjeve.
  • Ndërtimi i dhomave të vogla me shtëpi druri.
  1. Kultura e gjelbërt rurale
  • Bimët historike të zonës
  • Kultivarët vendas të perimeve, frutave, ullishteve etj
  • Gjurmët e punishteve të vjetra të përpunimit
  • Veglat e punës bujqësore
  • Historiku i organizimit të bujqësisë dhe jetës sociale në sistemin e ekonomisë së centralizuar
  • Botime, harta, foto, objekte të asaj periudhe
  • Foto të fushave para dhe pas ndarjes së tokave dhe kaosit urbanistik si pjesë e historisë së zonave që vizitohen. Me këto objekte mund të krijohet “Këndi i Socializmit”. Sidomos të huajt janë të interesuar të informohen për këtë periudhë me anët e veta negative dhe pozitive.
  • Burimet ujore, sistemet e ujitjes
  • Veshjet e zonës me kostume kombëtare.
  • Veglat e punëve bujqësore dhe orenditë
  • Burimet e energjisë rinovueshme, si aksesorë modern të fermave tradicionale
  • Instalohen panelet diellore për ngrohje, dritë dhe dhoma ftohëse, ujitje, ndriçim, pajisje për prodhim biogazi me mbetjet organike e fermës, rezervuar për ripërdorimin e ujit të shiut.

DurresSipas Enver Isufit, rrugët e përdorimit të këtyre vlerave janë: evidentimi i pemëve shekullore si ullinjtë, rrapet, selvitë. Specifikimi se cilët janë kultivarët kryesorë të zonës dhe të përshkruhen në katalogje me ngjyra. Ai sjell si shembull që të publikohen siç duhet fabrika të vjetra përpunimi, Magrype për mbajtjen e vajit dhe verës, produkteve bujqësore, mullinjtë e blojës, rezervuarët e ujit, puset, fabrikat e pëpunimit të  vajit, baxhove e bulmetrave etj.

Po kështu, sipas Isufit, duhen evidentuar dhe ekspozuar edhe mjetet bujqësore të vjetra, duke përfshirë edhe traktorë, pajisje kuajsh, pendë qesh, qerre, pajisje për kuajt, plugje e përmenda të vjetra. Ai shpreh një mendim mjaft interesant që të krijohen në secilën nga këto zona një kënd në familje ose një kënd në muzeun e fshatit vegla muzikore të vjetra, pushkë të vjetra. Po ashtu t’u jepet rëndësia e ekspozimit dhe e mirëruajtjes, si puse, çezme, rezervuar dhe me enët përkatëse.

Hapat për zbatimin e një projekti të tillë

Metoda e punës do të jetë krijimi i modeleve

Njësia bazë  e modelit mund të jenë zonat e qarkut dhe familjet fermere dhe institucionet lokale.

Hapi i parë: Hartimi i projektit për agroturizmin. Ky të jetë afatshkurtër 1-3 vjeçar dhe afatmesëm 5-10-vjeçar.

Hapi i dytë: identifikimi i familjeve me potencial për agroturizëm

Hapi i tretë: Zbatimi në praktikë në nivel ferme dhe fshati.

Enver Isufi thotë se ai propozon që të organizohet një konferencë shkencore për turizmin me aktorët kryesorë  të qarkut. Nga ky takim, sipas tij, duhet që të dilet me propozime konkrete duke e shoqëruar edhe me veprimtaritë përkatëse dhe nevojën për buxhetin. Këto përfundime nëpërmjet Qarkut t’i jepen Qeverisë që të hartojë politikat për zbatimin e tyre sipas fazave.

durres katund i riZonat për përzgjedhjen e fermave model agroturistike

Zona e Ishmit

Lugina e Erzenit-Rromanat

Shkëmbi i Kavajës

Kodrat e Shkallnurit

Veprimtaritë për realizimin e projektit

Përzgjedhja  e të paktën 3 familjeve fermere për çdo zonë që do të modelohen si ferma agroturistike

Hartimi  i guidave me të dhënat e zonave, biodiversitetin, traditën

Organizimi i panaireve me produktet bujqësore dhe artizanale të zonave të përcaktuara

Panaire me verë, raki, vaj ulliri, mjaltë, çarja të certifikuara bio, si dhe punime artizanati

Organizimi  i ditëve të promovimit të vajit të ullirit, verës dhe rakisë bio dhe të zakonshme të zonës së prefekturës

Organizimi i tregjeve mujore nga produkte të zonave të ndryshme

Nxitja  e një restoranti me prodhime bio tipike dhe me receta të kuzhinës mesdhetare.

Emisione televizive për vlerat turistike dhe nayrore të zonave të përzgjedhura

Fletëpalosje me të dhënat e zonës së vizitueshme dhe shpërndarja e tyre edhe në hotelet kryesore që frekuentohen nga turistët

Kurse me të rinjtë  e zonave për kamarierë dhe shoqërues turistësh

Organizimi i festave me kërcimtarë me kostumet e zonave dhe me këngë e vegla muzikore të zonës

Nxitja e punishteve me punime të leshit, drurit, të konservimeve, karakteristike për zonat rurale përkatëse

Ngritja  e një muzeu të madh të fshatit, ku pasqyrohet jeta e fshatrave të qarkut.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën