Akademia e Notit “Te Stela”, 23 medalje në garat ndërkombëtare në Shkup

Është ora 8 e mëngjesit dhe autobuzi është mbushur me fëmije lozonjarë, plot hare dhe shumë të gëzuar sepse përpara na prisnin tre ditë plot emocione, gara dhe shumë suksese. Na prisnin tre ditë që finalizonin një punë shumë të madhe dhe produktive që realizohet gjatë kurseve të notit te Akademia e Notit Te Stela. Dhe kështu nisemi plot hare për në destinacionin tonë që këtë herë ishte Shkupi, Maqedoni.

Stela Not Maqedoni (1)Rruga paksa e gjatë nuk i lodhi aspak notarët e rinj të cilët mezi prisnin të merrnin pjesë në nxemjen e pasdites së datës 30 tetor. Bëhet fjalë për Garat Ndërkombëtare të Notit “13 Nëntori” organizuar në Pallatin e Sportit Boris Trajkovski ne Shkup. Akademia jonë mori pjesë ne këto gara mes 34 ekipeve të notit nga 13 vende të ndryshme evropiane. Ishin 25 notarë që garornin nën bluzen e Akademisë së Notit Te Stela dhe prisnin të përmirësonin kohën e garave të tyre, të thyenin rekordet kombëtare dhe, pse jo, të ngrinin lart flamurin e Te Stelës me medaljet e fituara.

Stela Not Maqedoni (2)Mbërrijmë në Shkup në orën 5 të pasdites dhe aktiviteti i parë që na priste ishte nxemja e notarëve që u zhvillua një orë më pas. Nën drejtimin e Profesor Marjo Koxhakut garuesit tanë u përgatitën fizikisht dhe moralisht për dy ditë të mbushura me gara dhe shumë konkurrencë. Te gjithë kishin një qëllim, të thyenin sa më shumë rekorde kombëtare.

Stela Not Maqedoni (3)Kështu fillon dita e parë e garave e cila mblodhi bashkë rreth 500 notarë të cilët luftonin për medalje. Të përgatitur, të motivuar dhe nën frymën e grupit, notarët e Akademisë sonë, jepnin zemër duke brohoritur në kor sa herë që një përfaqësues i yni garonte. E gjithe kjo frymë bashkëpunimi dhe uniteti falë punës së palodhur dhe shumë profesionale që Profesor Sadik Mema realizon çdo ditë me notarët tanë. Akademia e Notit Te Stela fiton gjthë mbështetjen e shërbimeve të tjera të Resortit Te Stela. Rëndësia e madhe për shëndet të plotë fizik dhe emocional bën që një grup specialistësh të gjenden gjithmonë pranë notarëve.

Stela Not Maqedoni (5)Notarët e rinj i nënshtrohen trajnimeve ditore me profesorë plot eksperiencë dhe me shumë emër ne fushën e notit Shqiptar. Aksesi në pishinë për notarët është pa ndërprerje. Madje gjatë përgatitjes së garave, disa nga notarët tanë bëjnë stërvitje që në orët e para të mëngjesit, për të mos humbur orët e mësimit. Për të patur një përgatitje të denjë gjatë gjithë kohës, notarët tanë kanë akses edhe në palestër, ku realizojnë nxehjen para se të futen në pishinë. Gjatë gjithë procesit të stërvitjes ata janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të profesorëve si dhe të prindërve apo të të afërmve. Ambientet e Akademisë Te Stela lejojnë komoditetin e ndjekjes së këtyre përgatitjeve për të gjithë personat që janë të interesuar të ndjekin hap pas hapi njerëzit e tyre.

Stela Not Maqedoni (6)Nën të njëjtin emocion zhvillohet edhe dita e dytë e garave, vetëm se kjo ditë ishte shumë vendimtare për thyerjen e rekodeve kombëtare. Më të bashkuar se kurrë, notarët e rinj, nuk linin garë pa e ndjekur gjithë kërshëri e emocion. Pak nga pak panorama po bëhej më e qartë. Akademia jonë ishte në rrugë shumë të mbarë. Si asnjëherë më parë prisnim të kishim rekord thyerjesh rekordesh kombëtare. Ja dhe 18 rekordet kombëtare të thyera nga notarët tanë për moshat e tyre:

  • Deni Baholli (1998) – 100 m bretkosë (1.07.61), 200 m bretkosë (2.24.89)
  • Klesti Ndoja (2005) – 100 m bretkosë (1.36.14), 200 m bretkosë (3.22.83), 200 m miks (3.11.70)
  • Gresi Koxhaku (2006) – 50 m shpinë (38.46), 100 m shpinë (1.23.06), 200 m shpinë (2.54.44)
  • Junus Fuga (2003) – 100 m delfin (1.15.70), 200 m miks (2.48.40)
  • Kestrina Dande (2005) – 200 m shpinë (3.31.78)
  • Sonja Kapedani (2004) – 50 m bretkosë (39.49), 100 m bretkosë (1.25.46), 200 m bretkosë (2.57.83)
  • Devi Bardhi (2005) – 50 m stil i lirë (32.48), 100 m stil i lirë (1.11.63), 100 m miks (1.24.28)
  • Vivian Xhemollari (2006) – 200 m stil i lirë (2.44.11)

Stela Not Maqedoni (8)Por festa nuk mbaronte këtu. Notarët e Akademise së Notit Te Stela ngritën lart flamurin e tyre me plot 23 medalje të fituara.

  • Sonja Kapedani – 3 medalje ari
  • Vivian Xhemollari – 2 medalje argjendi
  • Devi Bardhi – 2 medalje ari, 1 medalje argjendi dhe 1 medalje bronxi
  • Gresi Koxhaku – 2 medalje ari dhe 1 medalje bronxi
  • Junus Fuga – 1 medalje ari dhe 1 medalje bronxi
  • Deni Baholli – 5 medalje argjendi
  • Ared Ruci – 1 medalje bronxi
  • Klesti Ndoja – 1 medalje bronxi
  • Frenki Vogli – 1 medalje bronxi
  • Zeki Metalla – 1 medalje bronxi

Stela Not Maqedoni (9)Fryma e kultivuar te notarët e Akademisë së Notit Te Stela është shumë profesionale. Përveçse një sport që ndikon shumë mirë në anën shëndetësore të personit, një hobi që zhvillohet me kalimin e kohës, notarët tanë e shikojnë notin si një të ardhme, si një rrugë që do i çojë ata drejt suksesit, karrierës dhe arritjeve. Këtë rrugë të madhe dhe shumë të rëndësishme ata ia kanë besuar Akademisë së Notit Te Stela prej profesorëve të nderuar, çmimeve konkurruese dhe ambienteve  bashkëkohore.

Stela Not Maqedoni (10)E gjithë puna e madhe e bërë për këto gara u shpërblye në mënyrën më të mirë. Notarë të lumtur, profesorë të gëzuar dhe prindër krenar mbushën autobuzin i cili destinacion final këtë herë kishte Resortin Te Stela, aty ku nisi e gjitha, aty ku vëmendja dhe përkushtimi për këta notarë nuk mungon asnjëhërë, aty nga ku do lindë një gjëneratë e gjithë e notarëve profesionistë që do përfaqësojnë Shqipërinë në çdo kompeticion botëror.

Postime të ngjashme

Rimbursimi në mars, sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti përhapje në masë
Helmohen 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon AKU
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me Hantavirus
Alarm në det: Shpërthen hantavirusi në anije turistike, 3 të vdekur
Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë