Aknet në shpinë, si t’i parandalojmë

Nëse ju shfaqen akne në fytyrë, fondatina është një mënyrë e lehtë për t’i fshehur ato. Por nëse aknet shfaqen në zona të tjera të trupit, si shpina, është e vështirë të veshësh një fustan dhe të mos duken. Por cilat janë shkaqet e shfaqjes të akneve në shpinë dhe a mund t’i evitojmë ato?

Kurrizi shpinaProduktet që përdorni për trupin (shampo e trupit, shampo e kokës dhe zbutësi, kremi hidratant, kremi mbrojtës i diellit, vaji i masazhit) mund të ndikojnë në bllokimin e poreve duke shkaktuar shfaqjen e akneve. Duhet të keni kujdes kur shpëlani flokët, të mos i lejoni të bien mbi shpinë. Kjo do të evitojë kontaktin me shampon dhe zbutësin e flokëve. Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit, i cili lexon “ultra-light” pasi ndihmon në evitimin e problemeve të lëkurës.

Disa rroba ju irritojnë lëkurën: kontakti i lëkurës me një bluzë jo të rehatshme mund të shkaktojë rritim të lëkurës e si pasojë shfaqje të akneve. Pasi keni bërë ushtrime fizike apo ecje të gjatë, bëni dush, sepse në të kundërt mund të përballeni edhe me probleme të tjera të lëkurës.

Aknet janë të trashëguara: nëse edhe anëtarët e tjerë të familjes kanë akne në shpinë, ju jeni më të prirur që t’ju shfaqen. Por mos u shqetësoni, pasi dermatologu mund t’ju rekomandojë antibiotikë oralë që parandalojnë shfaqjen e tyre.

Ushqimi i gabuar është tregues i rëndësishëm: çfarë  është e shëndetshme për zemrën, është e shëndetshme edhe për trupin. Prandaj shmangni ushqimet e rënda me shumë yndyrë nëse doni një shpinë pa akne. Hani në mënyrë të ekuilibruar. Disa studime tregojnë se njerëzit që përdorin dieta me përmbajtje të lartë të qumështit, kanë më shumë mundësi të preken nga shfaqja e akneve.

Nuk e lani shpinën si duhet: duhet ta lani shpinën duke i kushtuar kujdes të veçantë, sikur të ishte lëkura e fytyrës./Marie Claire/Përgatiti:Elena Beta

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!