Akses universal në abort të sigurt dhe të ligjshëm

Qendra Shqiptare për Popullsinë dhe Zhvillimin (QSHPZH) bën thirrje për Akses Universal në Abort të sigurt dhe të ligjshëm.

e drejta per abortIPPF (Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar), në Ditën Botërore të Veprimit për Abort të Sigurt dhe të ligjshëm 28 shtator, deklaroi: Një në tre gra në botë bëjnë një abort gjatë jetës së tyre, dhe sot në 66 vende të botës akoma ndalohet plotësisht aborti, ose ai lejohet  vetëm kur jeta e gruas është në rrezik, duke sjellë si pasojë që abortet të bëhën fshehtas duke vendosur në rrezik jetën e miliona grave dhe vajzave.

Situata ligjore ndëshkuese është e tillë ku një e katërta e popullsisë së botës jeton në vende që e kufizojne ose e ndalojnë abortin.

dita e abortit te sigurt“Kriminalizimi i abortit nuk e ul numrin e aborteve, i shtyn gratë dhe vajzat në duart e operatorëve të rrugës dhe i vendos ato në rrezik të rëndë për vdekje ose dëmtime me pasoja jetike. Është koha t’i japim fund stigmës, është koha të ndalojmë ndëshkimin e grave dhe vajzave —tha Lida Grabova (Drejtore e QSHPZH-së)”.

Rrjeti i IPPF-së prej 161 Shoqatash Anëtare dhe partnere organizoi, në këtë ditë të shënuar, sesione ndërgjegjësimi të komunitetit dhe fushatë në media.

Shumë Shoqata Anëtare të IPPF-së, si QSHPZH mbajtën ditë të hapura, duke ofruar shërbime aborti dhe shërbime të tjera të shëndetit seksual dhe riprodhues falas për të gjithë klientët.

IPPF theksoi historitë personale të grave që kanë bërë abort, nëpërmjet një seti filmash të shkurtër të titulluar “ Zërat e Grave” – që tregojnë eksperiencat e abortit të grave nga India, Kameruni dhe Franca.

Aborti i sigurtTë gjitha evidencat tregojnë se kriminalizimi i abortit nuk e ul numrin e aborteve, përkundrazi përqindja e abortit rritet. Në fakt përqindjet më të ulëta të abortit në botë janë në rajonet me ligje më liberale për ofrimin e shërbimeve të abortit.

Shtatzënitë e padëshiruara do të jenë një fakt jetësor dhe abortet do të vazhdojnë. Aksesi në abort të sigurt është një e drejtë e njeriut, prandaj QSHPZH dhe partnerët ndërkombëtarë u bënë thirrje shoqërisë civile dhe akvisitëve të bashkohen me përpjekjet dhe veprimtaritë në këtë ditë dhe qeverive të bëjnë abortin të ligjshëm dhe të sigurt kudo.

Gratë që vuajnë si pasojë e ligjeve kufizuese nuk janë të pakta në numër. Çdo grua që kërkon të bëjë abort e bën në rrethana të caktuara. Ja cfarë thotë Mikela nga Kameruni- një vend që e kriminalizon abortin (Mikela ka bërë një abort në fshehtësi në Kamerun, pa mbështetjen e familjes apo shoqerisë): “Shumë gra këtu bëjnë aborte, por askush nuk flet hapur. Më ka ardhur shumë keq që jam detyruar të mbaj një sekret që nuk mund ta ndaj me askënd në familjen time. Unë ndihem e izoluar, jam ndjerë gjithmonë vetëm”.

Në Shqipëri të dhënat e 2011-s tregojnë se shkalla e aborteve është 242 aborte për 1,000 lindje (Merdani et al., 2013). Bazuar në të dhënat statistikore kombëtare, 2011, rreth 5.1% të numrit të aborteve i përkisnin moshës 14-19 vjeç, dhe 7% të këtyre rasteve ishin gra të pamarturara.

Për më shumë informacion mbi Ditën Botërore të Veprimit për Akses në Abort të Sigurt e të Ligjshëm, vizitoni www.september28.org. Për të parë serinë e filmit “Zërat e Grave”, ju lutem vizitoni www.ippf.org/women-voices.

Për këshillim para dhe pas abortit, ju lutemi të drejtoheni tek Qendra “PO” në Tiranë dhe te Qendra ”AULONA” në Vlorë, qendra klinike që ofrojnë Shërbime të Shëndetit Seksual dhe Riprodhues bazuar në një qasje miqësore.

Ligji shqiptar për ndërprerjen e shtatzënisë

Neni 8

Në rast shtatzënie jashtë martese në vajza të mitura deri 16 vjeç, përveç kërkesës së vajzës, për ndërprerjen e shtazënisë kërkohet miratimi i personit që ushtron autoritetin prindëror ose e kujdestarit ligjor të saj.

Kërkesa e vetë vajzës duhet të bëhet pa praninë e personave të përmendur në paragrafin e mësipërm.

Neni 9

Ndërprerja e shtatzënisë për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatzënisë, në rast se një komision i përbërë nga tre mjekë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i shtatzënisë dhe/ose lindja e fëmijës rrezikon jetën ose shëndetin e gruas.

Neni 10

Në rastet kur gruaja vlerëson se shtatzënia i krijon probleme psikosociale, ndërprerja e vullnetshme mund të kryhet brenda javës së 12 të  shtatzënisë.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale