Aktiviteti fizik, po aq efikas sa ilaçet në uljen e tensionit të gjakut

Aktiviteti fizik është po aq efikas sa ilaçet në uljen e tensionit të gjakut, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ecja rregullisht, noti ose ngritja e peshave të lehta mund të ndihmojnë në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut me po aq efikasitet sa përdorimi i ilaçeve për hipertensionin. Në këtë përfundim ka arritur një studim ku janë analizuar të dhënat e 40 mijë personabe.

Tensioni i lartë i gjakut, njohur në gjuhën mjekësore si “hipertensioni”, prek thuajse 1 në 3 të rritur.

Me mijëra njerëz vdesin çdo vit nga goditja në tru ose ataku në zemër për shkak të moskontrollit si duhet të tensionit të gjakut.

Hulumtuesit shkencorë, të drejtuar nga akademikët në Shkollën e Ekonomikut në Londër dhe Universiteti Stanford në SHBA, analizuan të dhënat e 391 eksperimenteve, ku janë përfshirë rreth 40 mijë njerëz. Ata zbuluan se duke kryer disa lloje të ndryshme aktivitetesh fizike çdo ditë, si ecje, joga, çiklizëm, not, palestër, mund të normalizosh nivelet e tensionit të gjakut.

Shkencëtarët gjithsesi theksojnë se pacientët nuk duhet të heqin dorë nga ilaçet pa u konsultuar më parë me mjekun.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

11 ushqime që ndihmojnë në kontrollin e tensionit të lartë të gjakut
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?