Aktori i njohur dhe bashkëshortja e tij rezultojnë të prekur nga koronavirusi

Aktori i njohur i Hollivudit, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Çifti njoftoi këtë gjë në rrjetet sociale.

Në një postim në Intagram Hanks Hanks tha se ai dhe e shoqja nisën të përjetojnë simptoma të një të ftohti të zakonshëm me dhimbje trupi dhe dridhje përpara se të vendosin të testohen.

Të dy 63-vjeçarët kanë bërë thirrje për publikun që të ketë kujdes. Çifti është aktualisht në Australi, ku aktori po xhiron një film.

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. U ndjemë pak të lodhur, kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita kishte edhe dridhje që vinin dhe iknin. Temperaturë të lehtë po ashtu. Për të bërë gjërat siç duhet, siç ka nevojë bota tani, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitiv”.

“Çfarë do bëjmë tani? Ekipet shëndetësore kanë protokolle për të ndjekur. Ne do vëzhgohemi dhe do izolohemi për aq kohë sa të ketë nevojë shëndeti dhe siguria publike. Do ju njoftojmë. Kujdesuni për veten”, shkroi aktori.

Burimi: CNN

Postime të ngjashme

Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Historia e hemodializës, shërbimit që shteti ‘refuzon’ ta ofrojë vetë
Rënia në peshë nuk janë vetëm numrat në peshore, endokrinologia: Drejtohuni te mjeku për zgjidhje
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Pse obeziteti prek më shumë gratë sesa burrat?
Mjekja: Ja pse gratë shtojnë peshë në periudhën e menopauzës (VIDEO)