Aktori revoltohet me spitalin privat: Të marrin lekët e të përcjellin në shtet

Radha e gjatë në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT dhe mungesa e shtretërve në spitalin shtetëror kanë detyruar aktorin Florjan Binaj t’i drejtohet privatit për shërimin e djalit.

Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook aktori rrëfen kalvarin e vuajtjeve që iu është dashur të heqin në spitalin privat (që aktori thotë se mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shumë).

TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vende, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shume, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjëja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova te dal rrugëve të gjej ndonjë lokal hapur për të ngrohur ujin për qumështin e djalit sepse ky spitali privato-sakat. NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?” shkruan aktori

Ndonëse kanë paguar një çmim stratosferë për shërimin e vogëlushit Glauk, spitali “privato-sakat”, siç e quan aktori, përsëri e ka përcjellë për te spitali publik me pretendimin se këto raste trajtohen vetëm në shtet.

“Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kërkuan t’i bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojmë dot këto raste prandaj i çojmë në shtet. 
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zor aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellin…TURP!”, shton ai.

“Mjerë ne ku jetojmë, sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitale që shteti në vend t’i kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qira ose taksat se shëndeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit”, e mbyll rrëfimin Florjan Binaj.

Lexoni revoltën e drejtë të aktorit:

TURP! Për shkak se spitali shtetëror s’kishte vende, u detyruam të çonim djalin në një spital privat që mban emrin e një shteti që ne shqiptarët e duam shume, i cili nga reklamat që bën, të bën të mendosh që aty mbarojnë hallet, por në fakt aty filluan…Çmimet stratosferë ishin gjëja më normale. Pasi paguam 120€ vetëm fjetja pa përfshirë ilaçe, as konsulta etj, në 12 të natës u detyrova te dal rrugëve të gjej ndonjë lokal hapur për të ngrohur ujin për qumështin e djalit sepse ky spitali privato-sakat. NUK kishte një mikrovalë ose një zgjidhje për të ngrohur ujin për bebet…natën po ashtu, askush nuk trokiti në derë për të pyetur si është fëmija?
Paturpshmëria vazhdon në mëngjes që na kërkuan t’i bëjmë lloj lloj analizash dhe ekzaminimesh me çmime borgjeze dhe pastaj ta çojmë në shtet sepse: ne nuk i trajtojmë dot këto raste prandaj i çojmë në shtet.
E përmbledhur shkurt, të mbajnë me zor aty që të paguash lekë kot pa të shëruar sepse në fund, tek shteti të përcjellin…TURP!

Mjerë ne ku jetojmë sepse si unë jam i bindur që ka shumë të tjerë që janë rrjepur pa u shëruar, mashtruar pa u thënë e vërteta nga këto spitale që shteti në vend t’i kontrollojë, mjaftohet që u merr ndonjë qira ose taksat se shëndeti i shqiptarëve, taksirat i tyre jo i shtetit…TURP!

 

Postime të ngjashme

Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit